Taulant Balla, pasi ka votuar në cilësinë e anëtarit të PS-së, ka dhënë edhe komentet e tij mbi garën që po bëhet brenda partisë për institucionet e reja drejtuese.
“Në të gjithë territorin e vendit po vijon procesi i zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të PS, i cili është institucioni më i rëndësishëm i përfaqësimit të drejtpërdrejtë i anëtarëve të partisë. Prej këtij procesi, në muajt shkurt e mars do të dalin edhe institucionet e reja drejtuese të PS. Pas Kongresit do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare dhe Kryesia e re e PS”- ka thene Balla ne nje deklarate per mediat.
“Simbol i korrupsionit”, Basha në ‘sulm’ kundër Ardian Dvorani
Sipas Ballës, janë 1500 kandadatë që garojnë për 706 vende. Për këtë garë janë hapur 363 qendra votimi. Në njërën prej tyre, po aplikohet dhe projekti pilot i votimit elektronik me sistemin e votimit “offline”.
“Ndërkohë që kemi një pjesë të anëtarëve të cilët po votojnë online në ëeb-in përkatës të ngritur për këtë qëllim. Gjithashtu do të kemi votimin me postë për një pjesë të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit”- tha Balla.
Kreu i grupit të PS-së ka pohuar se për këtë proces janë angazhuar rreth 1100 burime njerëzore.
“Për Partinë Socialiste, ky është një process tepër i rëndësishëm që ka të bëjë, jo vetëm me forcimin e strukturës organizative të vetën, është një shenjë domethënëse e funksionimit të demokracisë vertikale, brenda PS-së, sepse janë anëtarët e PS, më shumë se 103 467 anëtarë, të thirrur për të votuar”- theksoi ai.
“Përplasja” President-KED/ Nxehet situata, paralajmërohet publikimi i një video