Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë/ Rama: Projekti do të hapë mijëra vende pune

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë/ Rama: Projekti do të hapë mijëra vende pune

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot prezantimin e garës ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se projekti do të materializohet shumë shpejt. Rama tha se me projektin synohet që rruga Orikum-Palasë, të bëhet vetëm në 10 minuta, duke shkurtuar jo vetëm kohën që nevojitet për të përshkruar distancën, por edhe eliminohet vështirësia në lëvizje për shkak të gjarpërimit teksa kapërcehet mali.

“Ne jemi sot gati të materializojmë projektin e gjithë rivierës joniane. ne kemi bërë shumë e do bëjmë për të tërhequr vizitorët e huaj.  Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet. Edhe Aeroporti i Sarandës do të ndërtohet, ndërsa kyçi mbetet Llogaraja. Është bërë punë mbresëlënëse nga ministrja për të bërë një projekt sa më të mirë. Rruga më e mirë ishte që të çohet deri në fund projekti nga qeveria e të financohet nga buxheti i shtetit”, tha ai.

Sipas Ramës, qeveria e shkuar kishte lënë rrugëve këtë projekt, duke mos arritur dot të bëjë projekte të rëndësishme për jugun e vendit.

“Qeveria më herët ka bërë projekte skandaloze, gjë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe iu jemi rikthyer projekteve. I gjetëm rrugët të lëna rrugëve.  Kishte projekte komedie. Qeveria më herët nuk ndërhynte, sepse nuk donte të prishte objekte që i kishin “të vetat”. Tashmë Llogaraja është mozaik që po merr formë. Më pas vijmë tek rruga Orikum – Dukat e do vazhdohet me investimet në fshatrat e bregut. Po punohet për planin e zhvillimit në disa segmente. Bregdeti i Orikumit do të jetë me standarde deri poshtë në Borsh. Aktualisht po punohet në shëtitoren e Sarandës. Kemi nisur asfaltimin e Bypass-in e Vlorës. Edhe Byppasi i Fierit është përfunduar. Do bëjmë rrugë nga Miloti në Fier, ndërsa më tej do lidhet me Shëngjinin që shkon deri në Mal të Zi e na jep zhvillim turizmi”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndërtimi i këtij tuneli do të hapë deri në 11 mijë vende të reja pune.

“Tuneli rrit në 11 mijë vendet e punës. Të gjitha këto vepra janë krejt ndryshe të ndërtuara nuk janë rrugë të lëna rrugëve. Janë ndërtuar mbi siguri të rëndësishme. Janë shumë gjëra për t’u bërë për Vlorën e Sarandën por edhe për Shqipërinë, por dua t’ju kujtoj se ndërsa sot flasim për projekte, përpara disa vitesh në Vlorë hyje fshehtazi.

Në këtë qytet kanë hyrë e kanë dalë figura me rëndësi e hyje në qytet fshehurazi, ku duhet të kapërceje fshehtas dhe kur shikoje drite thoshe ‘shyqyr që dola gjallë’. Sot Vlora dhe zona përreth janë bërë atraksion i madh. Sot fshatrat e jugut po transformohen dhe turizmi po merr hov në mënyrë të rëndësishme. Po ashtu, edhe vizitorët e huaj do e kenë më të lehtë të bëjnë pushime në jug të Shqipërisë. Kemi edhe projektin e Korridorit blu”, theksoi ai.

Tags: edi ramaLlogarasëprezantonprojektituneli

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

“Marrëveshja e detit me Greqinë u prish nga Turqia”, Rama komenton artikullin e medias turke

Infektohen me koronavirus vëllezërit Budina/ Reagon Rama

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit në polici

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit në polici







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com