Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gabimisht ndajnë tokën truall me 7501, qytetarët sorrollaten nëpër institucione

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Gabimisht ndajnë tokën truall me 7501, qytetarët sorrollaten nëpër institucione

Fiks Fare trajtoi ankesën e vëllezërve Jahja nga Rrashbulli, të cilëve në 1991 kur është ndarë toka më ligjin 7501, gabimisht rreth 10 mijë m2 kanë qenë arë, por brenda vijës së verdhë të qytetit. Për 28 vjet ata e kanë zotëruar këtë pronë, shitur dhe dhënë  me qira tek të tretë pa patur dijeni për gabimin që është bërë. Sot me AMTP-në në dorë, ata sorollaten nga njëri institucion në tjetrin pa ju dhënë një zgjidhje. Sipas specialistit të tokave pranë njësisë Rrashbull, Pasho Beqiri, ata nuk kanë asnjë informacion nëse në kohën që është ndarë nëse kjo sipërfaqe ka qenë nën administrimin e Durrësit apo ish komunës Rrashbull.

Bashkia Durrës, në shkresën drejtuar qytetarit informon se pasuritë janë në zona kadastrale të ndryshme, dy pasuri janë në fshatin Rrashbull dhe përputhen me titullin e pronësisë, dhe dy pasuritë e tjera janë brenda vijës kufizuese të qytetit të Durrësit. Rrjedhimisht janë truall dhe nuk ndahen  me ligjin 7501.

Fiks Fare kontaktoi edhe me drejtorinë e Kadastrës e cila sqaroi se ata nuk kishin kartela të hapura për këtë pasuri, dhe informacionin e kërkuan pranë Bashkisë Durrës dhe Prefekturës. Përgjigja e tyre ishte e njëjtë. Është tokë truall dhe nuk mund të regjistrohet.

Por faktikisht, në kohën që kjo sipërfaqe është ndarë, në vitin 1991 nuk ka qenë tokë truall. Sipas Drejtorisë së Administrimit të Tokave, pranë qarkut Durrës, kjo sipërfaqe ka qenë e regjistruar më zërin kadastral arë,por pavarësisht kësaj nuk duhej të ishte ndarë, pasi është brenda vijave kufizuese të qytetit. Fiksi mori kontakt me njërin nga specialistët i cili e pranon që kjo pasuri është ndarë gabimisht. “Ajo në atë kohe në zërin kadastral ka qenë tokë arë, por pas ndërtimit është bërë truall dhe është brenda vijës së verdhë. Gabime të tilla janë bërë plot dhe nuk kanë zgjidhje”-shtoi specialisti pranë DAMT-së të qarkut Durrës.

Pra e thënë shkurt, për rreth 10 mijë m2 të sipërfaqes që vëllezërit Jahja e kanë zotëruar, shitur apo dhënë me qira tek të tretë, qysh prej 28 vitesh, sot u thuhet se është ndarë gabim. Duke i lënë kështu në një konflikt të hapur me shtetin, i cili në kuptim të ligjit, nëse nuk i regjistron dot këtë sipërfaqe minimalisht duhet t’i tregoj rrugën e zgjidhjes dhe të gjej fajtorët. /Top Channel

 

TË LIDHURA

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë
Aktualitet

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)
Aktualitet

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën biznesmeni i kromit

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Humb jetën biznesmeni i kromit

‘Naimi prek qiellin’, Rama: Nuk e kam harruar ‘Nolin’

‘Naimi prek qiellin’, Rama: Nuk e kam harruar ‘Nolin’

Policia zbardh ngjarjen në Bulqizë/ Biznesmenin e përplasi një 45-vjeçar

Policia zbardh ngjarjen në Bulqizë/ Biznesmenin e përplasi një 45-vjeçar

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com