Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin”, PE miraton rezolutë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Gabim strategjik mos hapja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin”, PE miraton rezolutë

Parlamenti Europian e konsideron një “gabim strategjik” mungesën e një vendimi nga ana e shteteve anëtarë të Bashkimit Europian, javën e shkuar, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një rezolutë të miratuar të enjten, me 412 vota pro, 136 kundër dhe 30 abstenim, Parlamenti Europian thekson se “të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat”, duke shprehur “zhgënjim të thellë” për mungesën e konsensusit në Këshillin europian.

Sipas një deklarate të Parlamentit Europian “eurodeputetët shprehin keqardhje për masën e Francës, Danimarkës dhe Holandës për të bllokuar vendimin” pasi sipas tyre “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE për të filluar bisedimet e anëtarësimit”. Duke vlerësuar “përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira bilaterale me vendet e saj fqinje”, eurodeputetët gjithashtu “mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri”.

Sipas rezolutës, mungesa e një vendimi nga ana e udhëheqësve të BE-së “dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera të mundshme kandidate. Ajo gjithashtu, mund të bëjë që aktorët e tjerë të huaj – veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së – të angazhohen më ngushtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim u pengua kryesisht nga Franca për shkak të këmbënguljes së presidentit francez Emmanuel Macron për të rishikuar procesin e bisedimeve, në kuadër të reformimit të të gjithë politikës së zgjerimit. “Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga agjendat politike të brendshme në vendet e tjera”, thekson rezoluta.

Këshilli Europian deklaroi se çështja do të rishqyrtohet para Takimit të Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, që pritet të organizohet në muajin maj në Zagreb. Por sipas eurodeputetëve “koha është tani”, duke i kërkuar vendeve anëtare “të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme”. /Voa

Tags: bisedimegabim strategjikShkuptirane

TË LIDHURA

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…
Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…

11:09 | 06/02/2026
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen…
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen…

11:00 | 06/02/2026
I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,
Aktualitet

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

10:22 | 06/02/2026
Next Post
Shpërthen Xhelal Mziu: Kanë hequr flamurin nga Bulevardi Blu (VIDEO)

Shpërthen Xhelal Mziu: Kanë hequr flamurin nga Bulevardi Blu (VIDEO)

Përlotet ish-polici i plagosur në detyrë: Më hoqën nga puna për një gabim të djalit tim minoren

Përlotet ish-polici i plagosur në detyrë: Më hoqën nga puna për një gabim të djalit tim minoren

Albin Kurti në Gjermani, zbulohet çfarë diskutoi me zyrtarë të lartë

Albin Kurti në Gjermani, zbulohet çfarë diskutoi me zyrtarë të lartë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…
Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…

by mirseda
11:09 | 06/02/2026
0

Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë...

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen…

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen…

11:00 | 06/02/2026
I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

10:22 | 06/02/2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

09:52 | 06/02/2026
Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com