Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas problemeve shëndetësore. Lajmin e bëjnë publike mediat kosovare. Ndërsa është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerit.Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja. Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.