Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Fushata elektorale në Maqedoni, ja sa kanë shpenzuar partitë politike dhjetë ditët e para

8 vjet ago
in Të Gjitha
Fushata elektorale në Maqedoni, ja sa kanë shpenzuar partitë politike dhjetë ditët e para

Raportet e para për shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017 janë dërguar pranë Revizorit shtetëror dhe Komisionit anti-korrupsion para përfundimit të afatit.

Lëvizja Besa dhe dy partitë në pushtet, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, sipas raporteve financiare që kanë dorëzuar shënojnë saldo negative.

BDI ka shpenzuar mbi 143.000 euro, edhe pse në llogarinë për zgjedhjet i kanë arritur 65.000 euro nga anëtarësia. Gjendje e ngjashme vërehet edhe me Aleancën për shqiptarët, ku në llogarinë e tyre kanë hyrë 32.500 euro, por fushata dhjetë ditore i ka kushtuar 36.500 euro.

Partia opozitare Besa, në llogarinë e saj bankare ka pranuar gjithsej 19.000 euro nga donacionet dhe anëtarësia, ndërsa ka shpenzuar 19.500 euro.

Edhe partitë nga blloku politik maqedonas kanë shpenzuar më shumë nga ajo që kanë pranuar.

Dhjetë ditët e para të fushatës, në llogarinë bankare të partisë në pushtet kanë arritur 40.000 euro dhe donacione prej rreth 211.000 euro nga anëtarësia, ku nga kjo llogari LSDM deri më tani ka shpenzuar 42.000 euro.

Në llogarinë e veçantë të partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM-së, në këtë periudhë nuk ka pasur hyrje të mjeteve të reja financiare. Por partia, në raportin për shpenzimet e deritanishme për fushatën zgjedhore ka evidentuar një shumë mbi 1.300 euro, para nga pagesat e anëtarësisë.

Partia më modeste me të hyra dhe të dala gjatë kësaj pjese dhjetë ditore të fushatës zgjedhore është ‘E majta’. Kanë pranuar 2.000 euro dhe kanë shpenzuar 1.300 euro.

Gjithsej 18 parti politike dhe kandidatë të pavarur kanë dorëzuar raport të llogaridhënies për paratë e shpenzuara gjatë kësaj periudhe.

Partitë, në raportet e tyre kanë theksuar se kryesisht financohen nga donacionet e anëtarëve të partisë, si dhe të ardhurat që realizon vetë partia. Partitë politike i pret edhe një llogaridhënie financiare për dhjetë ditët e ardhshme të fushatës. Përveç kësaj, 30 ditë pas mbylljes së llogarisë së veçantë ata do të duhet të dorëzojnë edhe raportin përfundimtar të cilin janë të obliguar ta shpallin edhe në ueb faqet e tyre.

Tags: elektoralefushatamaqedonipartitepolitikeshpenzuar

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Ahmetaj: TVSH do ketë kosto shtesë për bizneset jo formalë

Ahmetaj: TVSH do ketë kosto shtesë për bizneset jo formalë

Ja strategjia e Ramës për të hequr “llumin” nga AKU-ja, burgjet, hipotekat dhe spitalet

Ja strategjia e Ramës për të hequr “llumin” nga AKU-ja, burgjet, hipotekat dhe spitalet

Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e Kroacisë

Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimin e Kroacisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com