E martë, 7 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Fuqitë evropiane të bashkuara për paketën kundër COVID

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të ndjeshme në numrin e rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas mediave vendase,...

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherazi kreu i PD-së për këtë zonë elektorale Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të...

Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të premten, një dyshe e njohur do të jetë në qendër të vëmendjes.

COVID-19, i cili ka goditur rëndë ekonominë e Evropës, i ka dhënë gjithashtu një hov të ri dy fuqive ekonomike, Francës dhe Gjermanisë dhe mund t’i japë një energji të re marrëdhënies së vakët mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë gjetur një mision të përbashkët në përgatitjen e një plani rimëkëmbjeje për bllokun me 27 anëtarë. Plani ka në qendër filozofinë buxhetore gjermane, që e vë në konflikt me shumë vende që nuk duan të bëjnë shpenzime.

Por nuk është e sigurtë nëse ky objektiv i ri do të hapë rrugën për nisma të tjera evropiane. Paketa stimuluese ndaj pandemisë prej 843 miliardë dollarësh për grante e kredi, e propozuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, ende ndeshet me pengesa.

“Mendoj se kemi përpara një betejë të vështirë,” thotë Daniel Gros, drejtor i Qendrës CEPS për Studime mbi Politikat Evropiane me qendër në Bruksel. Por megjithë kundërshtimet, shton zoti Gros, vendet anëtare “do të duhet të bashkohen, kaq gjë është e qartë”.

Presidenca gjermane: Brexiti dhe Buxheti

Takimi i së premtes është një moment i rendësishëm për një numër arsyesh. Muajin e ardhshëm, fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, Gjermania, do të marrë presidencën e radhës për gjashtë muaj, në një kohë kur do të zhvillohen edhe negociatat e vështira të Brexitit. Po në atë periudhë do të hapen edhe diskutimet për buxhetin e ardhshëm shtatë vjeçar për periudhën deri në 2027.

Diskutimet zhvillohen ndërkohë që Angela Merkel, udhëheqësja e BE-së që ka qëndruar më gjatë në post, përgatitet të largohet nga detyra vitin e ardhshëm.

Tara Varma, kryesuese e zyrës së Parisit për Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, beson se zonja Merkel tani është e përqëndruar tek e ardhmja:

“Ajo e di që ka një rol shumë të madh dhe kritik,” thotë zonja Varma, veçanërisht për të ndërtuar sovranitetin shëndetësor të bllokut, pasi pandemia zbuloi varësi të dukshme tek importet nga Kina dhe India. “Ajo e ka të qartë nevojën që BE-ja të jetë në gjendje të mbrojë veten dhe qytetarët e saj”.

Por detyra e parë të premten do të jetë arritja e një konsensusi për fondet.

“Grupi i njohur si “Katër Kursimtarët” e Evropës, që përfshin Suedinë, Holandën, Danimarkën dhe Austrinë kanë theksuar shqetësimet e tyre për planin e rimëkëmbjes pas COVID-19, i cili ka në shenjestër kryesisht vendet më të varfra jugore të bllokut.

“Si mund të jemi përgjegjës për shpenzimin e 562 miliardë dollarëve dhe t’ia faturojmë shpenzimet të ardhmes,” shkruanin ata në një letër të botuar këtë javë në gazetën Financial Times, duke nënvizuar se taksapaguesit evropianë do të jenë ata që e mbajnë barren mbi supe.

Të katër këto vende kanë propozuar kredi që duhet të paguhen më vonë nga vendet që i marrin dhe jo grante që nuk duhet të paguhen.

Gjermania ka qenë një ndër vendet që ka ngritur shqetësime të ngjashme për paketa stimuluese në të kaluarën. Por muajin e kaluar, Kancelarja Merkel bashkoi zërin me Presidentin francez Macron duke propozuar një paketë stimuluese prej 562 miliardë dollarësh për rimëkëmbje pas koronavirusit, e përfshirë në propozimin e përgjithshëm të komisionit.

Lexo edhe :   Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit
Lexo edhe :   Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, del bilanci i 24 orëve të fundit

Ndërsa bëri njoftimin muajin e shkuar, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, ish-ministre e mbrojtjes në kabinetin e Kancelares Merkel, e quajti planin “momenti i Evropës”, që do të bëjë që blloku ta marrë veten nga pandemia së bashku.

Gjatë një vizite në Gjermani në fillim të muajit, Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire ofroi një pikëpamje më të gjerë.

“Po shohim një pikë kthese në marrëdhëniet franko-gjermane”, tha zoti Le Maire për gazetën ‘Der Spiegel’, ndërsa përmendi edhe fusha të tjera lidhur me mundësinë për nisma të tjera të përbashkëta, përfshirë projekte industriale. Analistja Varma gjithashtu shpreson për një riangazhim.

“Në fillm të marrëdhënieve, pati pritshmëri nga të dy palët që nuk u përmbushën,” tha zonja Varma për duke patur parasysh Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron i cili erdhi në pushtet në vitin 2017. Zoti Macron pati ide të mëdha për Evropën ndërsa zonja Merkel u dobësua nga një koalicion i përçarë.

“Zoti Macron priste bashkëpunim më të madh nga Kancelarja Merkel që të ndërtonin mbi këtë energji franko-gjermane,” shtoi zonja Varma. “Pala gjermane kishte pritshmëri të tjera”.

Mospajtimet e vjetra

Berlini nuk ka të njëjtat pikpamje si zoti Macron për integrim më të ngushtë fiskal dhe të mbrojtjes. Por këtë javë, rrjeti televiziv Bloomberg njoftoi se të dy vendet po kërkojnë lidhje më të forta të mbrojtjes evropiane.

Këto përpjekje vijnë ndërsa Presidenti Donald Trump konfirmoi planet për tërheqjen e 9,500 trupave amerikane nga Gjermania, të cilën e ka kritikuar për dështimin për të shpenzuar sa duhet për mbrojtjen.

“Gjermania mbështetej tek Shtetet e Bashkuara dhe marrëdhëniet transatlantike për çështjet e sigurisë”, tha Varma. “Mendoj se po shohim një ndryshim edhe në këtë pikë”.

“Gjermania tani po arrin të kuptojë se Bashkimit Evropian do t’i duhet të mbrojë jo vetëm interesat ekonomike por edhe interesat e sigurisë, që përputhet me pozicion që ka mbajtur Franca prej kohësh,” tha ajo.

Por analistë të tjerë besojnë se uniteti aktual lidhur me paketën e shpërtimit ndaj COVID-19, mund të ndodhë vetëm një herë.

“Macron është i preokupuar nga shqetësimet e brendshme”, tha Gros me qendrën për politika CEPS. “Dhe Merkel e di se nuk do të ketë mbështetje të pafund brenda vendit për nismat evropiane”.

John Springford, zv/drejtor i Qendrës për Reforma Evropiane me seli në Londër, po ashtu është skeptik.

“Ka një përshtypje se ajo është pranë fundit të mandatit të saj dhe dëshiron të lërë si trashëgimi imazhin e një kancelareje që e ka bërë Evropën më të fortë”, tha zoti Springford për zonjën Merkel.

“Për momentin shohim një lloj martese e lumtur interesash tani mes saj dhe zotit Macron,” duke theksuar fondin e shpëtimit, “prandaj është realizuar diçka që është në vërtetë mjaft ambicioze”. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Romeo i shpreh dashurinë Jonidës në emision (FOTO)

Tashmë Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj e kanë bërë lidhjen e tyre më publike. Ndryshe nga sa më herët që jepnin mesazhe të koduara,...

“Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi”, Bolton zbulon çfarë është diskutuar

Ndërsa këtë javë pritet rifillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimi Evropian, ish Këshilltari për Siguri...

Shtimi i të infektuarve/ Andi Koraqi: Nuk diskutohet për izolim të vendit

Duke parë numrin në rritje të të infektuarve dhe të vdekurve, frika shtohet për një izolim. Por shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe pjesëtar...

Moti për sot/ Temperatura të larta, por edhe rrebeshe afatshkurtra

Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të ditës....

Teuta rimerr vendin e tretë

Sherif Kallaku e ka ngjitur edhe njëherë tjetër Teutën në vendin e tretë në klasifikim, pasi ka shënuar golin e fitores ndaj Skënderbeut. Mesfushori 22-vjeçar...