Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është shumë i njohur në mbarë shqiptarët, kudo që ndodhen jashtë dhe brenda territorit të Shqipërisë, për veprat e tij të bamirësisë. Për më shumë se dy vite kemi parë punën e stafit duke ndërtuar shumë shtëpi dhe ndihmuar me mijëra familje në nevojë.
Kësaj here ky fondacion ka vendosur të na surprizojë më diçka tjetër. Drejtori i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka postuar në faqen e tij të Facebook një njoftim shumë të rëndësishëm.
Ai njofton se “Fundjavë Ndryshe” do të restaurojë shtëpinë ku ka lindur shkencëtari, teologu, profesori i rilindasve shqiptar, i madhi Hoxha Tahsini.
Arbri shkruan se është nder dhe privilegj që “Fundjavë Ndryshe” ta nisë këtë projekt nga skaji më jugor i Shqipërisë dhe njëkohësisht nga burimi i frymëzimit dhe edukimit të elitës rilindase.
“Kthimi i identitetit të Shqipërisë kalon nga njohja e të parëve tanë, e kontributit dhe punës së tyre, sakrificave që ata bënë,” shkruan Hajdari në postimin e tij.
Gjithashtu ai nuk harron pa sqaruar se përse është zgjedhur dhe kjo shtëpi. “Do kishim dashur ta nisnim projektin tonë të restaurimit të shtëpive dhe muzeumeve të rilindasve nga shtëpia e vëllezërve Frashëri, por restaurimin e saj po e realizon aktualisht Ministria e Kulturës,” thotë Hajdari.
Në postim Arbri ka hedhur dhe një foto ku shihet dukë bërë shqiponjën me duar.
Postimi i plotë i Arbër Hajdarit
Sot kam udhëtuar për në fshatin Ninat,Bashkia Konispol. Më 7 Prill 1811, këtu ka lindur shkencëtari, teologu, profesori i rilindasve shqiptar, i madhi Hoxha Tahsini.
Do kishim dashur ta nisnim projektin tonë të restaurimit të shtëpive dhe muzeumeve të rilindasve nga shtëpia e vëllezërve Frashëri, por restaurimin e saj po e realizon aktualisht Ministria e Kulturës.
Kështu që ne kemi nderin dhe privilegjin ta nisim këtë projekt nga skaji më jugor i Shqipërisë dhe njëkohësisht nga burimi i frymëzimit dhe edukimit të elitës rilindase.
Amaneti i të parëve është Shqipëria.
Kthimi i identitetit të Shqipërisë kalon nga njohja e të parëve tanë, e kontributit dhe punës së tyre, sakrificave që ata bënë.
Të gjithë bashkë për vlerat tona të përbashkëta!