Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Fundjavë Ndryshe” dhe “Mara” thellojnë bashkëpunimin, një dritë në fund të tunelit për familjet në nevojë

3 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Fundjavë Ndryshe” dhe “Mara” thellojnë bashkëpunimin, një dritë në fund të tunelit për familjet në nevojë

Grupi “Mara” i Groningenit të Hollandës është rikthyer në “Fundjavë Ndryshe”, duke iu bashkuar aktiviteteve dhe projekteve të shumta.

Plot 40 studentë të “Marës” i’u bashkuan aktiviteteve, duke marë pafundësisht falenderime dhe mirënjohje nga dhjetra familje që janë lënë në mëshirë të fatit.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ishte së bashku me të rinjtë, duke zbuluar punët që janë realizuar deri më tani, e të cilat hapin siparin e një sërë projektesh mjaft të frytshme.

Ai zbuloi detaje nga projekti i ri, në bashkëpunim me grupin “Mara”. Arbër Hajdari theksoi ndër të tjera se kemi të bëjmë me një projekt ambicioz, ku kryefjalë janë familjet shqiptare, duke u dhënë një dorë në ringritjen e ekonomisë. Më konkretisht ka të bëjë me një supermarket, i cili do të shesë të gjithë produktet që vijnë nga familjet në nevojë. Këto produkte do të kontrollohen, e më tej do të ambalazhohen nga fondacioni i “Fundjavë Ndryshe”, dhe do të shiten me çmim të arsyeshëm, për të suportuar të gjitha familjet shqiptare të cilat e kanë të pamundur për të gjetur një treg ku ti shesin.

“Jemi në qendrën e Solidaritetit, me grupin më të madh të studentëve që ka ardhur nga Mara. Ky grup studentësh të rinj, kanë ardhur për t’iu bërë krah familjeve shqiptare, duke dhuruar ndihma të ndryshme, me punë vullnetare.

Sot jemi duke bërë çeljen e punimeve për një projekt të ri, ku bashkëpunëtor kemi edhe “Marën”. Një projekt i tillë ka të bëjë me zhvillimin e mikroekonomisë së familjeve shqiptare, ka të bëjë me një supermarket i cili do të shesë të gjithë produktet që vijnë nga familjet në nevojë. Produkte që do të kontrollohen, do të ambalazhohen nga fondacioni i “Fundjavë Ndryshe”, dhe do të shiten me çmim të arsyeshëm, në mënyrë që ne ti suportojmë ato familje që nuk kanë ku të shesin produktin e tyre.

Bashkë me disa nga anëtarët e “Marës”, do të bëjmë fillimin e punimeve të një ndërtese të re, e cila do të jetë këtu në qëndrën e Solidaritetit, dhe nuk kam fjalë tjetër, por ti falenderoj që gjejnë kohë për të ardhur në Shqipëri, për ti suportuar me ndihma të ndryshme shqiptarët. Duke suportuar me një projekt masiv të shpërndarjes së sobave të drurit gjatë këtyre ditëve që kanë qenë në Tiranë. Me dhjetra pako ushqimore, ilaçe, detergjentë, pako humanitare duke i shpërndarë. Të gjithë e kemi një detyrim që ti themi faleminderit dhe mirënjohje që kanë lënë punët e tyre dhe shkollën, për të suportuar projektet tona”, përfundoi fjalën themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari,

Prej ditësh, të rinjtë e grupit “Mara” kanë qenë në teren, dhe pamjet në fjalë dëshmojnë punën e pakursyer ndaj familjeve në nevojë, ku janë shpërndarë me dhjetra pako ushqimore.

Të rinjtë u ndanë në disa grupe, ku secili grup, bashkë me koordinatorët e “Fundjavë Ndryshe” organizuan projekte të veçanta, ndër të cilat ishin shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjenike, shpërndarje e stufave dhe ngrohëseve për familjet në skamje.

Aktivitet festiv në jetimoren e fëmijëve me aftësi të kufizuara, shpërndarje lodrash dhe materiale shkollore për fëmijët e shkollave të zonës, pajisja e Qendrës Shëndetësore me medikamentet, ilaçet dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Tags: familjet ne nevojefundjave ndryshegrupi Marailacepako ushqimore

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Ushtria ukrainase: Rrëzuam katër raketa të tjera ruse

Ushtria ukrainase: Rrëzuam katër raketa të tjera ruse

Skenari i sulmeve me dron në MEK, ja çfarë thotë eksperti Karamuço

Skenari i sulmeve me dron në MEK, ja çfarë thotë eksperti Karamuço

Çmimet e karburanteve/PD në protestë në Elbasan, fiken automjetet

Çmimet e karburanteve/PD në protestë në Elbasan, fiken automjetet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com