Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Fundi i pashmangshëm i yllit të rrokut Kërt Kobein: Ja kush e çoi drejt vetëvrasjes

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Fundi i pashmangshëm i yllit të rrokut Kërt Kobein: Ja kush e çoi drejt vetëvrasjes

Pas vetëvrasjes së Kërt Kobein më 5 Prill 1994, ylli i famshëm i muzikës rrok iu bashkua Xhimi Hendriksit, Xhenis Xhoplinit dhe anëtarëve të tjerë të “Klubit 27”, të mbushur plot me yjet e rrokut, që ndërruan jetë pikërisht në atë moshë të re.

Të gjitha shenjat në vendngjarje, flisnin për një vetëvrasje. Trupi i tij u gjet në banesën e tij në Siatëll, pranë kishte sende të dashura personale, disa cigare të tymosura dhe një armë gjahu. Letra e vetëvrasjes, ishte dëshmia më kokëfortë e një vetëflijimi.

Ky dukej të ishte një fund i natyrshëm për muzikantin kontrovers. Imazhi publik i Kobeinit, u ndërtuar mbi një shpirt të brishtë. Fansat e pëlqenin muzikën e tij, dhe e adhuruan tipin djaloshar të Kërtit. Por divorci i prindërve të tij, kur ai ishte vetëm 9-vjeç ndikoi thellësisht në askpektin emocional gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.

Ajo krijoi tek ai një ndjenjë vetmie, që nuk do të zbutej dot nga fama. Kobein u duk se arriti të ketë një lloj paqeje shpirtërore kur lindi vajza e tij. Por më 8 prill 1994, trupi i tij i pajetë u zbulua nga një elektricist në shtëpinë e tij. Për shkak të pranisë së lartë të heroinës dhe valiumit në gjak, trupi ishte dekompozuar shumë shpejt, në vetëm 3 ditë. Ai u identifikua falë gjurmëve të gishtërinjve.

Por ai ishte e pashmangshme vetëvrasja e këngëtarit? Sipas biografit të tij Çarls Kros, Kërti ishte një fëmijë shumë i qeshur. Ndërkohë, talenti i tij artistik dukej thuajse i lindur, siç u shpreh më vonë motra e tij Kim. “Qëkur ishte i vogël, ai mund të ulej dhe të luante diçka që sapo e kishte dëgjuar në radio”.

Kur nuk fliste me mikun e tij imagjinar “Boddah”, apo shihte shfaqjen e tij të preferuar “Taxi”, Kobein luante në lloj-lloj instrumentesh. Por divorci i prindërve e shkatërroi. “E urrej mamin, e urrej babin! Babi e urren mamin! Mami e urren babin!”- do të shkruante ai në muret e dhomës së tij të gjumit.

Familja Kobein u shkatërrua pak para ditëlindjes së tij të nëntë, në shkurtin e vitit 1976. Ishte ngjarja më shkatërruese në jetën e tij, jo vetëm në atë kohë, por edhe për pjesën tjetër të saj. Kobein ndaloi së ngrëni, dhe në një moment u shtrua me zor në spital për shkak të kequshqyerjes.

U arrestua disa herë në gjendje të dehur. “Ai ishte në gjendje të rrinte në heshtje për një kohë të gjatë”- kujton një mik i fëmijërisë. Kobein nisi të luante në kitarë, me një grup amatorësh në disa bare në Siatëll. Shumë shpejt krijoi grupin e tij “Nirvana”, së bashku me Krist Novoseliç dhe Dejv Grol.

Por “demonët” e brendshëm të Kobeinit nuk u qetësuan. “Ai ishte si një mine me sahat. Dhe askush s’mund të bënte asgjë kur shpërthente”- shprehet ish-menaxheri i tij Deni Goldberg. Një ditë pas paraqitjes në “Saturday Night Live”, ku kënga e tyre e spostoi Majkëll Xheksonin nga pozicioni nr. 1 në “Hit Parade”, bashkeshortja e tij, Kërtni Lav, tha se të nesërmen u zgjua, dhe pa se ai kishte kaluar në overdozë. Gjithsesi ajo arriti që ta sjellë në vete.

Fatkeqësisht, Kërt u bë shumë i ndërvarur nga heroina. Turneu për albumin e tretë dhe të fundit të Nirvana “In Utero”, do të niste nga turi në Evropë në shkurtin e vitit 1994. Kërt ishte i irrituar gjatë asaj periudhe. Ai ndihej sikur as gruaja dhe as shokët e tij të grupit, nuk po e mbështesnin në aspektin personal apo artistik.

Ai nisi të kishte dhimbje kronike në stomak, të ndërlikuara nga stresi. Para koncertit të grupit në Mynih më 1 mars 1994, Kobein pati një debat të ashpër në telefon me gruan e tij. Atë natë, ai i tha një pjesëtari të stafit se sa e rëndë do të ishte për të, po të ndahej nga gruaja dhe nga grupi. Rreth 1 orë më vonë, Kobein e përfundoi koncertin më herët, dhe fajësoi për këtë problemet me laringjitin.

Ishte koncerti i fundit i Nirvana. Një pushimi 10-ditor i turneut, u dha mundësinë të gjithëve të marrin pak frymë. Kobein shkoi në Romë të Italisë, ku iu bashkuan gruaja dhe vajza e tij. Më 4 mars, bashkëshortja e gjeti sërish pa ndjenja, sërish për shkak të një mbidoze. Ai madje kishte lënë një shënim për vetëvrasje. “Më mirë do të jetë të vdes, se sa të përjetoj një tjetër divorc”- shkruante mes te tjerash ai.

Më 18 mars, ai e përsëriti tentativën për vetëvrasje, por u parandalua nga policia, që i sekuestroi pistoletën. Lav i tha bashkëshortit se do të ndahej prej tij, nëse ai nuk shtrohej në një qendër rehabilitimi. Edhe anëtarët e grupit muzikor, e kërcënuan se do të largoheshin nga grupi nëse ai nuk e bënte këtë gjë.

Kobein u zemërua me ta. Gjithsesi pranoi t’i nënshtrohej rehabilitimit. Pas disa seancave, ai u mbyll në studion e shtëpisë së tij për të kompozuar këngë të reja. Lav shkoi në Los Anxhelos, duke shpresuar që Kobein do të shkonte tek ajo, në mënyrë që të vazhdonte së bashku rehabilitimin. Ishte hera e fundit që u panë.

Atë natë, Kobein takoi një mik, të cilit i drejtoi i dëshpëruar 2 pyetje:”Ku janë miqtë e mi kur unë kam nevojë për ta? Pse miqtë e mi janë kundër meje?”. Ai i kërkoi atij një armë, me pretendimin se në shtëpi i kishin hyrë njerëz. Të dy shkuan në një dyqan, dhe blenë një armë gjahu. Kërtni Lav, u shpreh me vonë se ishte e pendua që e la vetëm në ato momente./ TIRANA TODAY

Tags: Kërt Kobeinvetëvrasjesyllit të rrokut

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Deputeti tregon mesazhin dërguar Berishës: U vranë 4 persona më 21 Janar, dhe nuk e latë qeverinë

Berisha për ‘Il giornale’: Ramës nuk i leverdis që Shqipëria të futet në BE

Komisioni i Reformës Zgjedhore/Rudina Hajdari tregon sa kushton një mandat deputeti

"Jam gati të bëj çdo sakrificë", Rudina Hajdari tregon si mund të zgjidhet kriza në vend

Vendimi për Valbona Sakon, reagon numri 2 i PS-së

Taulant Balla jep njoftimin: Në zgjedhjet e 2021 do të garantohet vota e emigrantëve

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com