Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ftoi Kastratin para Selmanit, zgjedhjet e Panuccit plot mistere

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ftoi Kastratin para Selmanit, zgjedhjet e Panuccit plot mistere

Kombëtarja shqiptare është duke u përballur me një numër të madh mungesash dhe lëndimesh në prag të ndeshjes me Skocinë dhe Uellsin. Fillimisht ishte ‘refuzimi’ i Lorent Sadikut, e më pas dëmtimi në minutat e fundit të Ylber Ramadanit. Ndërsa Ivan Balliu u bllokua sërish nga klubi francez dhe nuk mund të jetë prezent në grumbullim.

Por edhe lojtarët që iu bashkuan skuadrës në Durrës nuk ishin të gjithë në formë më të mirë, Lenjani dhe portieri Alban Hoxha kanë marrë lejen ditën e sotme të largohen pasi ishin të dëmtuar. Ndërsa shqetësuese është edhe situata e Eros Grezdës, i cili mban në kofshë akull prej dy ditësh.

Në vend të portierit të Partizanit është thirrur për emergjencë Elhan Kastrati, i cili luan në Itali, me Pescara (Seria B). Një gjë e tillë ndodhi edhe për ndeshjen e fundit kundër Izraelit, ne Beer Sheva, por atëherë ky “kapërcim pindarik” në hierarki u justifikua me faktin se Selmani ishte i dëmtuar.

Pra, portieri titullar i ekipit Shpresa nuk mund ta zëvendësonte Hoxhën asokohe. Mirëpo lënia jashtë e portierit të Laçit sërish, në një kohë që është titullar i padiskutueshëm me kurbinasit dhe me Shqipërinë U21, dëshmon për paqartësinë që ekziston në kombëtaren tonë, nën drejtimin e Panuccit.

Lojtarë që vijnë e ikin, pa lënë asnjë gjurmë me fanellën kuqezi, që prezantohen si prurje të fuqishme nga trajneri në fillim, por më pas denigrohen edhe publikisht, sikurse bëri italiani me Kamer Qakën, janë pasqyra më e mirë e rastësisë së gjërave, që predominojnë kombëtaren tonë.

Për të mos rendur më tej, pas zërave që thonë se menaxherët dhe aspekte të tjera interferojnë bollshëm në ftesat e trajnerit kuqezi. Le të mbetemi më konkretë, në përqasjen Selmani-Kastrati. Sipas hierarkisë, i pari duhet të thirrej në kombëtaren e madhe, në vend të Hoxhës, sepse është titullar te Shqipëria U-21. Pra, e ka kaluar një “filtër” sportiv, duke e lënë pas vetes të dytin, Kastratin. Nëse Panucci e përmbys situatën, kjo ka dy shpjegime: kolegu i tij, Alban Bushi nuk vlen, nuk merret në konsideratë në atë që bën, ose zgjedhjet e tij janë të dyshimta, shkruan Telesport.

Nëse Selmani ka sërish dëmtim, kjo është çudi më vete, sepse në fundjavë luajti pa problem dhe të paktën duhej grumbulluar për kontrolle mjekësore, siç është rregullorja  për të mos lënë shteg abuzimi.

Një përgjigje për këtë duhet dhënë nga vetë Panucci, por edhe nga sektori përkatës i ekipeve kombëtare në FSHF. Ndryshe, kësaj pune i thonë “njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit”.

Elhan Kastrati, 21 vjeç, luan te Pescara, në Seria B. Në këtë sezon, ish-portieri i Teutës është aktivizuar vetëm në një ndeshje, 90 minuta, në fitoren 2-1 ndaj Livornos, e cila daton më 2 shtator 2018. Në 11 ndeshje të tjera ka ngrohur stolin.

Gentian Selmani, 20 vjeç, aktivizohet me Laçin, në Kategorinë Superiore. Ai ka minutazh të plotë në 13 ndeshje kampionati me bardhezinjtë. Ka bërë paraqitje mbresëlënëse, duke merituar vendin e tretë në klasifikimin aktual të kampionatit shqiptar, bashkë me të tijtë.

Tags: KastratinMisterePanuccitSelmanitZgjedhjetzgjodhi

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
BE-ja e prerë: Shqipëria të thellojë reformat

BE-ja e prerë: Shqipëria të thellojë reformat

Tradhtarët e Shqipërisë? Gurakuqi: Lëreni Frashërin rehat, ja bashkëpunëtorët e nazistëve!

Tradhtarët e Shqipërisë? Gurakuqi: Lëreni Frashërin rehat, ja bashkëpunëtorët e nazistëve!

Rrëfehet Ismajli: Unë nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit Vokrri

Rrëfehet Ismajli: Unë nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit Vokrri







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Irani rrezik për njerëzimin nëse siguron armë bërthamore
Bota

Netanyahu: Irani rrezik për njerëzimin nëse siguron armë bërthamore

by mirseda
17:09 | 02/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se regjimi iranian do të “kërcënojë mbarë njerëzimin” nëse arrin të...

Trump paralajmëron: “Vala më e madhe ndaj Iranit ende s’ka ardhur.”

Trump paralajmëron: “Vala më e madhe ndaj Iranit ende s’ka ardhur.”

16:59 | 02/03/2026
G Bani pjesë e Ferma VIP? Vetëm me një kusht!

G Bani pjesë e Ferma VIP? Vetëm me një kusht!

16:49 | 02/03/2026
Tensione për imunitetin e Ballukut, Kuvendi mblidhet pas një ore

Tensione për imunitetin e Ballukut, Kuvendi mblidhet pas një ore

16:41 | 02/03/2026
Pas Khameneit, ndërron jetë pas tre ditësh bashkëshortja e tij

Pas Khameneit, ndërron jetë pas tre ditësh bashkëshortja e tij

16:36 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com