pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonholiganbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

BE-ja e prerë: Shqipëria të thellojë reformat

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Bashkimi Evropian ka bërë një  deklaratë pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit. BE ritheksoi nevojën jetike që Shqipëria të thellojë reformat.

“Shqipëria duhet të konsolidojë progresin e bërë në Reformën në Drejtësi si dhe në procesin e Vetting-ut,” thuhet në deklaratë.

Bashkimi Evropian gjithashtu kërkoi rezultate të prektshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

BE-ja rikujtoi Konkluzionet e Këshillit Evropian të Qershorit 2018, në të cilat Këshilli ra dakord që t’i përgjigjej pozitivisht përparimit të mësipërm dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019.

Rrjedhimisht, BE-ja përsëriti nevojën kritike që Shqipëria të ruajë dhe të thellojë ritmin aktual të reformave, të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes procesit të vetting-ut, dhe të shënojë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave, duke pasuruar rezultatet pozitive që janë arritur në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë kësaj periudhe.

BE përshëndeti operacionet e mëdha të kohëve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar të kryera nga Policia e Shtetit shqiptar dhe theksoi se është thelbësore të forcohen përpjekjet për konfiskimin e aseteve kriminale si dhe të garantohet ndjekja e duhur gjyqësore e operacioneve të suksesshme të zbatimit të ligjit. Delegacioni i Shqipërisë ritheksoi angazhimin e fortë për të vazhduar të japë rezultate konkrete në agjendën e reformave dhe në veçanti për çështjet që lidhen me shtrirjen e sundimit të ligjit.

Ai theksoi se rezultatet e arritura nga Shqipëria në fushën e sundimit të ligjit përbëjnë një bazë solide për avancimin e mëtejshëm të integrimit në BE, pasi ato krijojnë terrenin për punën e mëtejshme që do të kryhet në kuadër të negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24. Këshilli i Stabilizim-Asociimit vuri në dukje se qasja e përforcuar për këto kapituj të negociatave do të rrisë më tej aktivitetin dhe progresin në sistemin gjyqësor, në të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. KSA vuri në dukje se, pas Konkluzioneve të fundit të Këshillit Evropian, Komisioni ka filluar punën përgatitore teknike me palën shqiptare.

BE-ja ritheksoi se dialogu konstruktiv ndërpartiak dhe bashkëpunimi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësorë për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE.

Në këtë kontekst, BE theksoi rëndësinë e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshme të dialogut gjithëpërfshirës politik, ndërkohë që avancohet puna teknike në të gjitha komisionet relevante parlamentare, përfshirë atë në Komitetin ad hoc për reformën zgjedhore. BE nënvizoi nevojën që të gjitha palët të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të ndryshuar ligjin mbi statusin e gjyqtarëve, i cili do të mundësojë rekrutimin e një numri më të madh kandidaturash të reja për gjyqtarë.

KSA-ja vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv, si dhe vazhdimin e linjëzimit të plotë të saj me qëndrimet dhe deklaratat e BE-së në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Këshilli i Stabilizim Asociimit përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shqipërisë në nismat dhe strukturat rajonale në Evropën Juglindore si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrimin konstruktiv rajonal. BE përsëriti se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabiliteti rajonal janë elementë thelbësorë të procesit të Stabilizim Asociimit.

Takimi u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati. Delegacioni i BE-së u udhëhoq nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Zëvendës Presidente e Komisionit, znj. Federica Mogherini, Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn, përfaqësoi Komisionin Evropian.

Tags: e prerëMogherinireformatshqiperiatë thellojë

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026
Aktualitet

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Politikë

Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria nuk falet, Kosova është dëshmi e gjallë e saj

21:14 | 12/06/2026
Next Post

Tradhtarët e Shqipërisë? Gurakuqi: Lëreni Frashërin rehat, ja bashkëpunëtorët e nazistëve!

Rrëfehet Ismajli: Unë nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit Vokrri

Kur Enver Hoxha i përulej talentit të Robert Ndrenikës, pavarësisht “njollës” së tij në biografi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com