Pas riformatimit të qeverisë së re dhe shkrirjen e disa prej Ministrive më të rëndësishme, ka nisur debati mes ministrave të rikonfirmuar dhe ministrave që ikën.
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se në kabinetin e ri qeveritar nuk dëgjoi të flitej për Ministrinë e Integrimit, e cila ishte shkrirë, mes saj dhe ministrit të Jashtëm.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bushatit i cili e ftoi Gjoshën dhe LSI që të jenë pjesë e çështjeve të integrimit të Shqipërisë në BE.
Kaq ka mjaftuar që Gjosha të reagojë sërish, ndërsa pohoi se LSI do të japë kontributin me çështjet që lidhen me integrimin e vendit.
Bushati:
Në një postim në ‘Twitter’ ai shkruan se çështja e integrimit në BE do të jetë kryefjala e reformave që do të ndërmarr qeveria në këtë mandat të dytë, ndërsa nuk nguron që të fitojë edhe Gjoshën, që përfaqëson opozitën.
“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda”, citohet në mesazhin e tij.
Gjoshaj:
“Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion te procesit te integrimit, pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!”, tha Gjosha.
Gjosha pak më herët reagoi ndërsa shprehu shqetësimin e saj se ministria e Integrimit tashmë ishte shkrirë, ndërsa çështjet që lidhen me këtë ministri nuk do të kishin më rëndësi. Ajo shprehu keqardhje lidhur me këtë fakt.