Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme në “Opinion”, për pamjet ku tregohet vrasja e Jani Prengës. Ajo ka deklaruar se personat që akuzohen dhe shfaqen në pamjet e publikuara duke nxjerrë trupin e Jani Prengës nga furgoni i bardhë, kanë vepruar me një qetësi të tmerrshme. Madje Lala zbuloi ndër të tjera se autorët kanë pirë edhe cigare.
“Është e frikshme. Janë tre ditë regjistrime dhe tre ditë pamje e filmime të sekuestruara. Ata kanë vepruar me një qetësi të frikshme, kanë fshirë gjurmët e gjakut.
Kanë hequr rrobat dhe kanë pirë edhe cigare. Ata janë filmuar edhe në momentin që po e ruanin viktimën, para se ta merrnin peng”, tha Lala.