Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Francifikimi i SHBA-ve

9 vjet ago
in Të Gjitha
Francifikimi i SHBA-ve

Nga Pascal-Emmanuel Gobry “National Riview”

Të thuash që Donald Trampi është një lloj varianti amerikan i udhëheqësve populistë francezë Zhan-Mari dhe Marine Lë Pen, është shndërruar pak e shumë në një klishe. Më interesante është të dihet se çfarë do të thotë kjo për rrugën që ka marrë Amerika.  Por së pari, le të rikujtojmë rastet kur Tramp ka qenë një Lë Pen amerikan.

Le të kontrollojmë listën. Është retorika: nacionalizmi shurdhues (Tramp bën thirrje për “Amerikën të Parën”, ndërsa këshilltari i Marin Lë Pen dëshiron ta ri-regjistrojë partinë e saj nën emrin e “Patriotëve”), ksenofobia, e spikatur nga kufizimet e ndjeshme mbi emigracionin, për të përfunduar tek diskriminimet jo aq të maskuara mbi baza etnike, si dhe keqtrajtimin e grupimeve minoritare dhe retorikën populiste “ne përkundrejt atyre”.

Ekzistojnë komente të ashpra mbi çështjet me të nxehta që ju mundësojnë (ndonjëherë në mënyrë legjitime, por ndonjëherë jo) ta etiketoni veten si viktimë të propagandës së elitës së medias. Pastaj axhenda (së paku axhenda e atyre që do të donin që Trampizmi të ketë një axhendë, si Stiven Benon dhe Stefën Miler, në krahasim me axhendën aktualisht ekzistuese të Shtëpisë së Bardhë), e cila niset nga konservatorizmi ekonomik tradicional në përqafimin e koorporatizmit dhe kundërshtimin e tregtisë së lirë.

Dhe, natyrisht, është magjepsja e çuditshme ndaj Vladimir Putinit. Politika amerikane dallonte dikur pikërisht nga mungesa e një Lë Peni amerikan. Tashmë e kemi një të tillë, ai që fitoi zgjedhjet presidenciale, çka do të thotë se Tramp mund të riformësojë koalicionet politike të Amerikës, sipas mendjes së tij. Por mbase jo.

Ndoshta Tramp do të jetë i turpëruar, madje i fajësuar, dhe elitat republikane do të arrijnë në përfundimin se ne të gjithë mund të kthehemi pas për të ripërtërirë Reganizmin. Apo ndoshta Donald Tramp thjesht i paraprin një “presidencë të suksesshme” të mëvonshme, të dikujt që me një politikë të ngjashme, dhe talentin për ta shndërruar kapitalin e vet politik në një axhendë politike konkrete, që përfshin edhe ripërtëritjen e partisë.

Një politikë amerikane e “trampizuar”, do të fuste në vend diçka që ka ekzistuar prej kohësh në Evropë, por rrallë në Shtetet e Bashkuara: Partitë me baza klasore. Dhe kjo jo vetëm falë Trampit: Partitë kryesore politike amerikane, kanë evoluar ngadalë, duke qenë larg koalicioneve të lirshme të interesave konkurruese, për t’u bërë entitete ideologjikisht të ngurta, dhe ky fenomen është shkak dhe pasojë i një polarizimi partiak gjithnjë e në rritje.

Meqë të gjithë njerëzit kanë prirjen për të racionalizuar ndjekjen e interesave të tyre mbi bazën e disa besimeve supreme, polarizimi ideologjik rezultoi një terren pjellor për polarizimin e bazuar tek ndarja klasore. Po, ndarjet racore të Amerikës nënkuptojnë se është e vështirë të imagjinohet që afro-amerikanët e klasës punëtore që votojnë në masë për Trampin, ashtu si votuesit e bardhë të klasës punëtore, vetëm për shkak se ai ka një axhendë pro tyre. Por edhe në këtë pikë, duhet të theksohet se Tramp e ka tejkaluar Mit Romnin.

Pavarësisht nga kjo, fakt është se ndërsa Partia Demokratike ka mbështetjen një pjesë të madhe të votuesve ekonomikisht të varfër, ajo mbetet funksionalisht një parti e inteligjencës. Axhenda e saj nuk udhëhiqet nga anëtarët e saj të pakicave, të cilët “nuk kanë tjetër se ku të shkojnë”, ajo është e nxitur nga kohorta (kryesisht e bardhë) e sipërme e klasës së mesme.

Duhet të theksohet se deri në shfaqjen e lëvizjes ndër-partizane të Emanuel Makron, kjo është mënyra sesi ka funksionuar edhe Partia Socialiste në Francë: Pasi humbi anëtarësinë e saj të vjetër, të bardhët e klasës punëtore, që shkuan tek Fronti Kombëtar, ajo u bë një parti burokratike e klasës së mesme dhe inteligjencës, si dhe e emigrantëve të gjeneratës së dytë, që votuan për të majtën si një lloj mënyre për t’u shprehur kundër të djathtës, dhe që nuk morën asgjë në këmbim.

Ndërkohë, përpjekjet e “eminencave gri” të Trampizmit u detyruan ta riemërtonin Partinë Republikane si një “parti të punëtorëve”.

Për shkak të paaftësisë së përgjithshme të administratës së Tramp, ky “ripagëzim”nuk ka pasur ndikim në politikë, por drejtimi është i njëjtë:një sistem dypartiak, që është i ndarë mbi baza klasore, më shumë sesa nga gjeografia, ideologjia apo ndonjë kriter tjetër.

Problemi është se politikat e bazuara mbi klasat, kanë tendencën të jenë shumë të këqija, pasi ato në mënyrë të pashmangshme përfundojnë duke degraduar në një beteje me shumën  zero, për një pjesë fikse të përfitimit.

Por, ekziston një problem tjetër më i thellë me Le Penizmin e politikës amerikane:humbja e etikës së qeverisë së kufizuar. Fridrih Von Hajek, një emigrant austriak në Amerikë, theksoi shkëlqyeshëm dikur se Amerika ishte vendi i vetëm ku dikush mund të ishte si konservator ashtu edhe liberal, në kuptimin e liberalit klasik.

Më shumë se për çështjet ekonomike apo edhe kulturore në vetvete, ndarja kryesore midis progresivizmit dhe konservatorizmit ka qenë midis qeverisjes nga lart poshtë, dhe asaj nga poshtë-lart.

Tragjikisht, politika në Francë ka qenë një debat rreth dy llojeve të ndryshme të qeverisjes nga lart-poshtë. Një Lë Penizim i plotë i politikës amerikane, do të bënte që po kështu të ndodhte edhe në SHBA. Dhe kjo do të parathoshte fundin, jo të konservatorizmit, por sigurisht të stilit të veçantë amerikan të konservatorizmit, për t’u zëvendësuar me konservatorizmin e stilit francez.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Donald TrumpFrancaFrancifikimi i SHBA-vele penpolarizimiSHBAvladimir putin

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Panik në Barcelonë, tjetër alarm për bombë

Panik në Barcelonë, tjetër alarm për bombë

18 ushqimet që duhet të konsumoni për një trup të shëndetshëm

18 ushqimet që duhet të konsumoni për një trup të shëndetshëm

Efekti domino i kalimit të Neymar te PSG, ja çfarë ndodh me merkaton e sulmuesve

Neymar godet Barcelonën: Atje ka vetëm trishtim







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Policia private grushte, shkelma dhe shkopa gome drejt protestuesve, përshkallëzon protesta në Rrjol
Aktualitet

Policia private grushte, shkelma dhe shkopa gome drejt protestuesve, përshkallëzon protesta në Rrjol

by mirseda
11:49 | 28/02/2026
0

Përshkallëzohet protesta në Rrjoll. Banorët e kësaj zone kanë shkuar sërish në vendin ku po ndërtohet një...

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”

11:24 | 28/02/2026
Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, por refuzon të marrë përsipër garantimin ….

Sot protesta e opozitës, policia me plan masash, por refuzon të marrë përsipër garantimin ….

10:27 | 28/02/2026
Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës

Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike në Doganën e Kakavijës

09:26 | 28/02/2026
Aksident rrugor në Kashar/ Furgoni përplaset “kokë më kokë” me automjetin, mbetet një i lënduar

Aksident rrugor në Kashar/ Furgoni përplaset “kokë më kokë” me automjetin, mbetet një i lënduar

09:23 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com