Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Francezi që “shkarravit” muret e Tiranës

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Francezi që “shkarravit” muret e Tiranës

Yann Lazoo ka nisur të pikturojë rrugët e Francës qëkur ishte 16 vjeç dhe prej atëherë nuk ka ndaluar asnjëherë. As në rastet kur është arrestuar, apo sot kur udhëton në lagjet më të rrezikshme në shtete të ndryshme.

“Jam arrestuar disa herë, disa herë dilja në gjyq dhe më duhej të paguaja. Grafiti është ende i ndaluar në Francë dhe në çdo vend. Unë nuk di një shtet ku të mos jetë e ndaluar, sepse është një art shumë i lirë. Ku është problemi i autoriteteve që nuk e lejojnë, pasi është i lirë dhe ata nuk e kontrollojnë dot. Grafiti është thjesht bojë në mur, nuk është një krim, nuk shkatërron asgjë.

Grafiti është viza më e mirë të njihesh me njerëz dhe të udhëtosh kudo. Kam qenë në lagjet e varfra të Brazilit, po ashtu në periferinë Soweto në Afrikën e Jugut.  Shumë herë kam qenë në vende shumë të varfra dhe të rrezikshme njëkohësisht. Në disa prej rasteve kam pikturuar për ambasadat, ministritë apo muzetë. Ajo që më pëlqen më shumë nga grafiti është se të hapen dyer të takosh njerëz nga çdo klasë. Krijon lidhje universale.”

Një djalë çapkën, me dëshirë të madhe për artin, Lazoo gjithmonë e ka pikturuar artin e tij pa kufizime, duke mos e menduar asnjëherë si profesion.

” Absolutisht që nuk nisi punë, kur isha adoleshent ishte pasion. Isha 16 vjeç kur nisa të bëj grafiti, ishin vitet ’86 dhe në atë kohë në Francë nuk kishte grafistë profesionistë. Më pas shkova në universitet ku studiova inxhinieri. Në atë kohë grafiti ishte një hobi, pasi e bëja kur isha i lirë. Ajo që pikturoja më tepër ishte emri im, po ia tregoja shoqërisë. Pas studimeve nisa të punoja si mësues matematike, njëkohësisht punoja si ilustrator në revista,”-rrëfen grafisti për Tirana Today.

I diplomuar për inxhinieri, 49 vjeçari i është dedikuar vetëm artit. Sepse ashtu si Lazoo, ai është i lirë.

“Prej disa vitesh tashme nuk punoj më si mësues, i jam dedikuar vetëm artit. Ajo që e bashkon inxhinierinë me artin, është risia. Studimet më ndihmuan që të mendoja në këtë mënyrë. Është një balancë e mirë, në një anë jam i balancuar dhe në tjetrën më i lirë.

Unë edhe kur jam në procesin e punës, e lë veten shumë të lirë. Nuk mendoj shumë, por ndjenja kryesore është që ta shijoj. Kaloj shumë mirë kur pikturoj dhe ky është qëllimi. Unë nuk punoj me skicë, sepse në këtë mënyrë ndjehem më i lirë. Në fillim shoh si është ambienti, temperatura, rrezatimi i diellit, ndjesitë e njerëzve. Të gjitha këto përcaktojnë mënyrën sesi unë pikturoj.”

Lazoo do të lërë firmën e tij edhe në Tiranë, ku prej disa ditësh po punon në një pallat pranë Gardës së Republikës, si pjesë e edicionit të parë të MurAl Fest. Të tjerë artistë urbanë me famë ndërkombëtare nga vende si Italia, Serbia, Franca, Uruguai, kanë mbërritur, duke i dhënë ngjyra shumë prej mureve të kryeqytetit.“Isha shumë kurjoz të zbuloja vendin tuaj. Rreth 20 vite më parë, po udhëtoja në Ballkan, por Shqipëria ishte shumë e vështirë për tu vizituar. Ishte një mister për mua.

Arti im është më tepër figurativ, ndaj në këtë mur do të pikturoj njerëz. Kryesisht portrete dhe dua të tregoj diversitetin dhe mundësinë e bashkimit. Çdokush është i barabartë dhe i ndryshëm. Ajo që më pëlqen në një komb, është se nuk bëhet fjalë vetëm për të rinjtë, të bukurën apo miss Shqipërinë. Por, janë edhe të moshuarit, të dobëtit e të shëndoshët, të gjithë. Këtë dua të shfaq me grafitin tim, duke i shtuar pak frymë frankofone,”-mbyll Lazoo rrëfimin e tij. TIRANA TODAY

Tags: FrancegrafistMurAl Festmurale të pikturuaramurengjyrapallatetiraneYann Lazoo

TË LIDHURA

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson
Politikë

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

17:34 | 05/11/2025
Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00
Politikë

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar
Aktualitet

Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

16:44 | 05/11/2025
Next Post
Emrat/Kush janë 7 mafiozet shqiptare, amvisat që ishin bërë makth i tregtarëve

Emrat/Kush janë 7 mafiozet shqiptare, amvisat që ishin bërë makth i tregtarëve

Të rinj, “çojuni dhe bjeruni” se po na falimentojnë si komb

Të rinj, “çojuni dhe bjeruni” se po na falimentojnë si komb

Foto/Presidenti Meta tregon se ku do i kalojë pushimet

Foto/Presidenti Meta tregon se ku do i kalojë pushimet







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson
Politikë

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

by mirseda
17:34 | 05/11/2025
0

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, nga e cila dolën disa vendime në fushën...

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

Rama mbledh me urgjencë deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00

17:32 | 05/11/2025
Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

Kanosën me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori 22-vjeçar

16:44 | 05/11/2025
“Do hidhem nga pallati!”, përmbarimi nxjerr 32 familje nga shtëpia në Durrës

“Do hidhem nga pallati!”, përmbarimi nxjerr 32 familje nga shtëpia në Durrës

16:25 | 05/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com