Gjendja e rrugës nacionale Përmet-Tre Urat që lidh Greqinë me qarkun e Korçës është në gjendje të mjerë.
Kjo duhet edhe nga fotot e publikuara nga deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili jep alarmin teksa i drejtohet kryeministrit Rama se jo vetëm që po diskriminon qarkun e Gjirokastrës, por edhe po e izolon atë.
“Kam publikuar disa herë për gjendjen e rëndë infrastrukturale në atë Qark, edhe për këtë rrugë shumë të rëndësishme. Kam tërhequr vëmendjen për gjendjen e degraduar të këtij Aksi të Jugut…asgjë! Dhe tashti po ndodh çfarë ishte parashikuar, ajo rrugë po mbyllet krejtësisht”, shkruan ndër të tjera Shehu.
POSTIMI I PLOTË:
Z.Kryeminister, ju jo vetem po e diskriminoni Qarkun e Gjrokastres, por dhe po e izoloni ate!
Po publikoj disa foto dramatike te gjendjes se sotme te rruges nacionale Permet-Tre Urat, rruge qe e lidh me Greqine dhe me Qarkun e Korces.
Kam publikuar disa here per gjendjen e rende infrastrukturale ne ate Qark, edhe per kete rruge shume te rendesishme, jo vetem per komunikimin e qytetareve, por dhe per zhvillimin e turizmit, ekonomise, aktiviteteve etj.
Kam terhequr vemendjen per gjendjen e degraduar te ketij Aksi te Jugut…asgje!
Dhe tashti po ndodh cfare ishte parashikuar, ajo rruge po mbyllet krejtesisht.
Aktualisht ne pjese te saj mund te levizin vetem automjete te vogla, vetem ne nje korsi dhe keto duke u rrezikuar.
Per autobuza, turiste e mallra as qe behet me fjale, e pamundur!
Z. Kryeminister, ne 4,5 vite te Qeverisjes suaj, ju nuk keni bere asnje investim ne infrastrukturen e atij Qarku; rruga Kardhiq-Delvine nuk ka avancuar as dhe nje meter, Boshti i Jugut eshte harruar krejt, ne nivel rural nuk ka asgje…etj!!
Me tej aeroporti i Gjirokastres….?!
Ato qe ekzistonin: rruget, urat, veprat muzeale, energjia, ndertesat..bizneset etj, vecse po shkaterrohen, se bashku me mijrat e banoreve qe po largohen.
Z.Kryeminister, keshtu si po veproni ju po e ktheni ate Qark simbol vlerash e historie, vecse ne nje “geto” varferie, pa punesie, deshperimi e braktisje!