Stacioni hekurudhor Lage Zwaluwe, është një nga destinacionet më të populluara nga emigrantët shqiptarë në Holandë, të cilët dëshirojnë të shkojnë në Angli.
Përgjatë autostradës A16, ka parkingje ku ndalojnë shumë kamionë. Për të kontrolluar për emigrantët ilegalë duket ” kapacitet, kohë dhe energji”, është shprehur policia, shkruan volkskrant.nl.
“Shikoni një herë nga kjo anë,” thotë agjenti i komunitetit Ad de Jong, ndërsa ecin nëpër shkurre midis stacionit hekurudhor Lage Zwaluwe dhe autostradës A16 në Moerdijk. Katër shqiptarë u gjente ndërsa po flinin gjumë në livadh. Ishte ora 11 të mëngjesit, dhe ata po flinin.
Ata nuk kanë të drejtë qëndrimi në Holandë dhe nuk kishin as të drejtë të kërkonin azil. Autoritet kanë urdhëruar dëbimin e tyre për në Shqipëri.
Por shqiptarët gjithnjë e më shumë po e shfrytëzojnë Holandën për të arritur në Angli. Me ndihmën e kontrabandistë dhe me anë të mesazheve të shkëmbyera nëpër mediat sociale, ata arritën në “pikë e nxehtë”, ku kontrollet janë më të paktë. Ata vijnë kryesisht me tren nga Amsterdami, Roterdami ose Brukseli. Destinacioni i tyre kryesor është ndalimi në stacionin e vogël hekurudhorë Lage Zëaluëe i cili është afër fshatit Brabant.
Një nga një, shqiptarët, të moshës 21-24 vjeç, zgjohen. Ata fshij sytë e tyre, pëshpëritin me njëri -tjetrin dhe presin momenti që të fshihen në anën e pasme të ndonjë kamioni, por sot nuk ishte dita e tyre më me fat.
Ata kapen dhe i dorëzojnë pasaportat e tyre zyrtarit të policisë lokale. “Çfarë bëjnë ju këtu?”,- Pyet De Jong. Disa në anglisht e të tjerë në gjermanisht vijojnë të japin arsyet e tyre nga më të ndryshme: dikush thotë se do të shkojnë në Gjermani me tren, tjetri thotë do të shkojnë në Belgjikë. Një tjetër thotë se ata nuk kishin një biletë për trenin dhe prandaj u bllokua këtu.
“A nuk doni të shkoni në Angli?”, i pyet një nga oficerët e policisë lokalë. Ata të katër tundin kokat ë tyre. “E pamundur, nuk funksionon kurrë”, pohon një. “Shumë e rrezikshme”, thotë një tjetër. Zëvendës agjenti De Jong e di më mirë, sepse rreth 200 shqiptarë jenë arrestuar pranë stacionit hekurudhor Lage Zëaluëe këtë vit.
“Me sa duket, ata fshihen këtu për të gjetur ndonjë kamion dhe për të ikur në Angli”, thotë Fred van Gisteren.
“Kjo është praktikë pothuajse e përditshme”, thotë Jan Zeeven, oficer i jashtëzakonshëm hetimor i komunës së Moerdijk. “Kemi gjetur dje tre shqiptarë. Ata thanë: ne jemi për piknik këtu. ”
Në parkingjet përgjatë autostradës A16 dhe në dy restorante në afërsi të stacionit hekurudhor, pesë deri në gjashtëqind kamionë mbërrijnë çdo ditë. “Pyetja mbetet, sigurisht, sa shqiptarë arrijnë të hapin pëlhurën e mbuluar në pjesën e pasme, ta çajnë atë dhe më pas e qepin”, thotë Van Gisteren.
Por të 4 shqiptarët u dërguan në polici. Ata ishin me pasaporta të rregullta dhe mund të ushtonin lirisht në Holandë./TIRANA TODAY/