Këngëtari i njohur i hiteve “A bon?”, “Jena pa”, “Pa jelek” etj, Sezgin Curri, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, me një ceremoni të zhvilluar larg syrit të mediave.
Ai kishte mbledhur miq e kolegë të shumtë, të cilët kanë publikuar fragmente nga dasma në Instastoryt e tyre. Vetë reperi ka ndarë me fansat në profilin e tij pamje nga ceremonia, ku ka zbuluar edhe partneren që i ka rrëmbyer zemrën.
Vokalisti i grupit “Oggchestra”, Sezgini, e ka zhvilluar ceremoninë e martesës në Prishtinë dhe nusja e tij, Teuta, ka shkëlqyer me fustanin e bardhë të nusërisë.