Hygerta Sako, përveçse si një gazetare e njohur e sportit, publiku e mban mend edhe si ‘Miss Albania’, pasi ka qenë një ndër miss-et e para në një spektakël që bëri jo pak bujë për kohën. Dhe kurorën që rrëmbeu si vajza më e bukur shqiptare në vitin 1995, ajo jo vetëm që e ruan ende, por e ka treguar edhe njëherë për publikun pas një kërkese që i ka bërë një ndjekës në Instagram.
Kurora është e ndërtuar me perla e gurë të vegjël dhe me kalimin e viteve perlat ndoshta e kanë humbur pak shkëlqimin, por për Hygertën kjo kurorë është më shumë se një gur i çmuar.
Ndersa njëri prej tyre i ka kërkuar Hygertës një foto të sajën me fustan nusërie, të cilën moderatorja nuk ka ngurruar ta publikojë.
Hygerta shfaqet në foto para shumë vitesh, me flokët e kuqe me onde, fustanin e bardhë të nusërisë dhe një buqetë në dorë, siç mund ta shihni në pamjen e mëposhtme.