Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, është shprehur optimist lidhur me mbylljen e negociataveve mes vendit tonë dhe Greqisë. Sipas tij shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje.
“Ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t’i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, dhe kështu me radhë”, citohet të ketë thënë kryediplomati grek në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke.
Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizitës zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”.
Duke u ndalur në marrëveshjen me Prespës, shefi i diplomacisë greke u shpreh se ishte vendim i qeverisë Cipras të merrte rol aktiv dhe e konsideroi atë risi e një kompromisi të drejtë në rajon, që vlen si burim frymëzimi për raste paralele me mosmarrëveshje shumëvjeçare.