Cristiano Ronaldo nuk ka zhgënyer asnjëherë me përzgjedhjen e të dashurave të tij. Pas historisë së njohur me të famshmen Irina Shayk, futbollisti i Juventusit duket se është i lumtur me Georgina Rodriguez-in, me të cilën ka edhe një fëmijë, Alana Martina. Ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ku është paraqitur me një fustan blu të ngjitur pas trupit, i cili i tregonte mjaft mirë format e saj.
Fillimisht Georgina ka përshëndetur me dorë të pranishmit dhe fotografët, duke mos hezituar të pozojë për ta. Ndërkohë, për tapetin e kuq ajo ka zgjedhur një fustan transparent të zi të gjatë, që tregonte fundshpinën e saj që shumë do ta cilësonin perfekte. Të gjithë kritikët e modës e kanë etiketuar si yllin e mbrëmjes e në fakt kanë të drejtë për këtë. Ky është edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit i cili ka nisur rrugëtimin e tij që do të zgjasë deri në datën 8 shtator. Georgina, ashtu si Cristiano Ronaldo po shkëlqen kudo që merr pjesë, duke tërhequr vëmendjen e italianëve.
Por jo pak vëmendje ka marrë edhe e dashura e sulmuesit Neymar, e cila i ka lënë të gjithë gojëhapur teksa parakalonte në një fustan të bronxte në premierën e ‘The Sisters Brothers’, në festivalin e filmit në Venecia. Bruna Marquezine, tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj, i cili kishte një të carë deri lart në kofshë. Modelja 23-vjeçare së fundi ishte parë gjatë një mbrëmje romantike në Paris me të dashurin e saj, futbollistin brazilian.