Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto në profilin e tij të Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.
https://tiranatoday.com/denoncimi-taulant-balla-shfaqet-me-bosin-e-droges-maksim-beco/
Por menjëherë ka reaguar kreu i grupit të PS, sipas të cilit është një dështim në fotomontazh i deputetit demokrat.
Me anë të një një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se njerëzit e SHQUP-it morën një person që nuk i di as emrin, prenë një fotografi të tijn dhe prodhuan foto te montuar.
“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, shkruan Balla.