Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/Humbi jetën në Afganistan, përkujtohet kapiten Feti Vogli

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/Humbi jetën në Afganistan, përkujtohet kapiten Feti Vogli

Në mjediset e batalionit të Forcave Speciale, u zhvillua sot ceremonia përkujtimore e 6 – vjetorit të kapiten Feti Voglit, i cili humbi jetën 6 vite më parë në Afganistan ku shërbeu si pjesë e kontigjentit paqeruajtës “Eagle 4” të batalionit të forcave speciale. Ai është pjesëtari i parë i Forcave të Armatosura që  humb jetën në një mision jashtë vendit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në fjalën e saj u shpreh se vepra e të rënëve nuk harrohet, por ajo do të kujtohet e do të respektohet brez pas brezi dhe se do të vlerësohet edhe në të ardhmen për arritjen e objektivave.

“Nga Afganistani në Irak, nga Çadi në Bosnje, nga Kosova në Mali, nga Adriatiku në Egje dhe kudo që na kërkohet, shembulli i Feti Voglit na mëson se detyra dhe përkushtimi për sigurinë e paqen, i bën ushtarakët tanë të marrin mbi vete rrezikun e sfidave të përditshme, veçanërisht në misione. Rënia në krye të detyrës e kapiten Feti Voglit, është dëshmi e faktit, se ju, jo vetëm keni zgjedhur një profesion të vështirë, por edhe se kurajo, përkushtimi, vetëmohimi,  dhe mbi të gjitha, profesionalizmi juaj, janë tiparet që përshkojnë integritetin tuaj si bij fisnikë të popullit, si shërbëtorë besnikë të atdheut. Është kjo arsyeja që shembulli i Kapiten Feti Voglit dhe ushtarakëve shqiptarë në misione, frymëzon brezat e rinj sot e kurdoherë”,deklaroi Ministrja.

Sipas Ministres Xhaçka, prania e Shqipërisë në Aleancën e NATO-s dhe përkushtimi ynë, sikundër e dëshmon edhe shembulli i Feti Voglit, janë pjesë e vlerave të patjetërsueshme që shoqëritë e vendeve partnere me ne, besojnë, mbrojnë dhe promovojnë.

“Ne si shqiptarë, këndej dhe andej kufirit, nuk harrojmë për asnjë moment, se NATO është mburoja më e besueshme përballë çdo agresioni dhe barbarie që shfaqet pranë dhe larg vendndodhjes sonë gjeografike. Çmimi sublim i Kapiten Feti Voglit na tregon se forcat që na kërcënojnë vlerat, parimet dhe mënyrën tonë të të jetuarit në një sistem demokratik dhe shoqëri të lirive dhe të drejtave të njeriut, janë akoma aty, duke e sfiduar çdo ditë mjedisin e sigurisë sonë kolektive”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes gjatë ceremonisë ku merrni pjesë familjarë të Dëshmorit të Atdheut dhe kolegë të tij.

 

 

Tags: AfganistanFeti Voglifotohumbijetënkapiten

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Mbappe tek PSG; Zbulohet klauzola qesharake mes dy klubeve

Mbappe tek PSG; Zbulohet klauzola qesharake mes dy klubeve

Pas shumë suksesesh, vjen dështimi i parë për Igli Taren

Pas shumë suksesesh, vjen dështimi i parë për Igli Taren

Gazsjellësi TAP/Shqipëria, furnizuesi kryesor i rajonit

Gazsjellësi TAP/Shqipëria, furnizuesi kryesor i rajonit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com