Billionerja më e re në botë, e cila në janar kishte me shumë se 900 milion dollarë pasuri. Ajo është vetëm 20-vjeçe dhe këtë pasuri e ka fituara vetëm në 3 vitet e fundit.
Besoj kaq mjafton për të kuptuar se në çfarë rezidence mund të jetojë një billionere si Kylie. Ajo është bërë nënë në muajin shkurt.
Së fundmi Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott, prindër të vogëlushes Stormi, kanë blerë një rezidencë. Ndërtesa është blerë në Beverly Hills për 13.45 milion dollarë.
Pjesëtarja e familjes Kardashian, thuhet se ka blerë “folezën” e r të dashurisë në Beverli Hills. Aksionet ka ndarë 50/50 me reperin.
Natyrisht me këtë shtëpi Kylie mund të mburret, pasi është e denjë për Kardashianët. Ajo është e kompletuar, me një pishinë gjigante, me kuzhinë të madhe, terrene gjithëpërfshirëse dhe një garazh për shumë makina.
Shtëpia, e ndërtuar fillimisht në vitin 1971, u shit në vitin 2012 për vetëm 6.3 milionë dollarë (4.9 milion paund). Ajo doli sërish në shitje në vitin 2017.
Një nga karakteristikat e pabesueshme të kësaj shtëpie është një dhomë gjumi me një sipërfaqe prej 213 metra katrorë. Dhoma zë pjesën më të madhe të katit të dytë, ndërsa bashkangjitur ka një banjo. Për më tepër mund të shikoni fotot.