Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës mëngjesin e sotëm. Ku një automjet ka përfunduar mbi barrikadat e autostradës.
Nuk dihet si automjeti me targa AA 169 IG ka përfunduar sipër barrierave që ndajnë dy krahët e rrugës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin.