Presidenti Meta dhe kryeministri Rama aktualisht po ‘thyejnë’ rrjetet sociale me fotot e videot që po shpërndajnë, duke shpallur në këtë formë edhe një konkurrencë në heshtje.
Ndryshe nga sa e kemi parë më herët, presidenti Meta shfaqet me një trup të tonifikuar, e ndërsa është kujdesur deri në detaje për të reklamuar turizmin shqiptar. Nga ana tjetër qëndron Rama, duke pompuar vlerat e yllit botëror të futbollit.
Rama ishte në tribunat e “Allianz Stadium”, duke ndjekur ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos, me fanellën e Juventusit në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”. Pas ndeshjes, ai postoi në Instagram një foto me kampionin portugez, 5 herë fitues i Topit të Artë.
Më herët, kryeministri kishte postuar një story në Instagram ku shihej duke bashkëbiseduar me Presidentin e kampionëve në fuqi të Italisë, Andrea Agnelli.
Si në rivalitetet që janë me njëri-tjetrin, stafi i Metës u kujdes për ti ‘vjedhur’ pak vëmendjen kryeministrit, ku ndodhet në një pishinë në Sarandë.
Ilir Meta poston një video nga Gjiri i Bukenvileve, Sarandë, e ndërsa Rama mban si foto-flamur Cristiano Ronaldon.