Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

FOTO/ Ruset e bukura, spiune të rrezikshme në Kosovë

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Shërbimet e fshehta në radhët e tyre kanë shumë femra. Përveç punës për interes nacional, ato duhet të jenë të shkathëta dhe të mençura. Mirëpo, rusët e kanë edhe një kriter: agjentet e tyre sekrete duhet të jenë edhe të bukura.

Në Kosovë janë shënuar disa raste kur shtetaset ruse frekuentojnë me qëllime spiunazhi. Para disa ditësh në media u raportua se një zyrtare e lartë e UNMIK-ut, e quajtur Jana Minochkina u zu duke vjedhur në një dyqan në qendër të Prishtinës. Mirëpo, të dhënat e institucioneve të sigurisë thanë se ajo ka shumë të ngjarë të jetë agjente e shërbimeve sekrete ruse. Kurse, rasti i fundit është ai i Julia Genadievna Luchevnikovas, rasti i së cilës u raportua nga vet qytetarët se ishte parë duke fotografuar objekte të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në të dy rastet, veprimet e ruseve, si i Jana Minochkinas, ashtu edhe Julia Luchevnikovas janë me bazë dyshimi për veprimtari spiunazhi.Burimi i RTK-së (Ekspert i sigurisë) i cili deshi të mbetej anonim, thotë se vitin e fundit është intensifikuar dhe ashpërsuar veprimtaria e shërbimeve të inteligjencës së Federatës së Rusisë në Kosovë. “Duke marrë parasysh që pas dështimit të Rusisë që ta parandalojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pastaj pas dështimit të pengimit të marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit, kanë mbetur vetëm Kosova dhe Serbia terren i përshtatshëm për agjenturën ruse. Është e vërtetë që në Kosovë janë shënuar disa raste që janë raportuar si veprimtari e spiunazhit dhe kjo është e rrezikshme. Rasti i këtyre femrave është shqetësues. Këto dyja janë evidentuar, por duhet ta marrim parasysh se sa të tjera si këto nuk janë evidentuar” – ka thënë ky burim.Sipas të dhënave, shtetasja ruse Julia Luchevnikova, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, porse ka refuzuar të përgjigjet ndaj autoriteteve. Madje, sipas këtyre të dhënave, Julia Luchevnikova nuk ka pasur me vete asnjë bagazh, përveç disa dokumenteve që sipas ekspertëve të sigurisë shërbejnë për ta maskuar veprimtarinë e saj. “Është e çuditshme se si një rast si ky, vjen me makinë nga Rusia pa asnjë rrobë tjetër me vete, pa bagazh – pa kofera. Asaj i janë zënë vetëm dokumentet që gjoja punon në Postën e Rusisë, mirëpo gjatë bastisjes së veturës i janë gjetur edhe disa dokumente të tjera që gjithashtu i kanë shërbyer për të dëshmuar se gjoja punon në një gjykatë në Moskë. Kjo quhet maskim i veprimtarisë së spiunazhit apo zbulimit. Kurse, një dëshmi më shumë për këtë dyshim është edhe fakti se ajo ka fotografuar objekte të rëndësisë së veçantë”, ka thënë burimi i RTK-së.

Redaksia ka mësuar se Luchevnikova me vete kishte një numër të madh të kartelave bankare. Asaj i është shqiptuar gjoba në shumën prej 250 euro për veprën e saj, mirëpo, pasi që nuk ka pasur para të gatshme me vete, i është kërkuar t’i nxjerr nga bankomati. Mirëpo, e njëjta nuk kishte pranuar assesi që ta vendoste kartelën e saj në bankomatet e Kosovës, duke u frikësuar për për zbulimin e transaksioneve eventuale që janë realizuar përmes këtyre llogarive bankare.Spiunet ruse karakterizohen se janë të bukura, në mënyrë që të pranohen më lehtë në shoqërinë e infiltruar. Rasti i Jana Minochkinës, e cila ka një rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, është ilustrimi më i mirë për këtë. Jana Minochkina është e martuar për shtetasin e Republikës së Shqipërisë L.B. dhe vepron ende në Kosovë. “Zakonisht agjentet sekrete kanë aftësi të veçanta që të përfshihen në shoqëri. Varësisht nga detyra që kanë, por disa duan që vetëm të marrin të dhëna, si rasti i Julias që ka fotografuar objektet e rëndësisë së veçantë, kurse disa kanë detyrë që ta shtrijnë influencën duke u paraqitur të rëndësishme, duke i ndihmuar komunitetit, porse në esencë qëllimi është spiunazhi. Kurse, pamja e tyre e jashtme, paraqitja e dinjitetshme dhe bukuria janë vetëm karrem për të ardhur më shpejtë tek informacioni me interes”, ka thënë burimi i RTK-së.Rusët dhe serbët janë bashkëpunëtorët më të mirë në fushën e shërbime sekrete. Në mes të muajit të kaluar, një oficer i shërbimit ushtarak të inteligjencës, i njohur si ADIV, u akuzua se po punonte për rusët. Sipas informacioneve të sigurta belgu u zu duke i dhënë informacion të klasifikuar një qytetarje serbe, e cila po punonte për shërbimet ruse. Belgu Clement Vandeborre ishte shef i kundërspiunazhit në shërbimin belg./ rtklive.com

Tags: e bukurakosoveRusetspiunete rrezikshme

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Kirurgu Arben Beqiri padit Manastirliun dhe rektorin e Mjekësisë, ja arsyeja

“PD po lufton për jetë a vdekje”, Gjekmarkaj kritikon Rudina Hajdarin

Në kërkim nga INTERPOL për vrasje, ndalohet polaku me pasaportë false







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

by mirseda
19:44 | 04/06/2026
0

Debati për protestën kundër projektit turistik në Zvërnec është zhvendosur edhe në sallën e Kuvendit, ku deputetja...

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026

Korreshi ironizon problemet në shëndetësi: Më thanë se isha me leuçemi!

19:15 | 04/06/2026

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

19:04 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com