E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

FOTO/ Qytetarët nuk respektojnë distancën, mblidhen përpara Bashkisë së Tiranës

Një radhë e madhe njerëzish që kanë aplikuar për kredi të buta, janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës.

Siç shihet edhe nga fotoja më poshtë, qytetarët nuk i respektojnë masat e distancimit të vendosura nga qeveria, në kuadër të situatës së pandemisë.

Ata janë ngjeshur me njëri-tjetrin në pritje të një përgjigjeje nga Bashkia, lidhur me kreditë e buta.

Në një kohë kur vendi po regjistron numra të lartë të infektuarish, ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të ishte më i madh. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme për 85 raste të reja dhe 4 viktima.

Manastirliu njoftoi dje për hyrjen në fuqi të aktit normativ për mbajtjen me detyrim të maskave, në ambientet publike. Kushdo që do të kapet në thyerje të kësaj mase, do të gjobitet në masën e 20 mijë lekëve të vjetra.

Lidhur me kreditë e buta, kryebashkiaku Erion Veliaj, njoftoi një muaj më parë se rreth 2 mijë aplikues e kishin kaluar fazën e parë të aplikimit. Kreditë e buta janë kredi të lehtësuara nga shteti, për banesa me kosto të ulët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...