Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, në Kosovë, teksa si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i vdekur 1 person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Vdekjen e njërit prej shtetasve e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“4 persona kanë ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, 1 ka vdekë nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, tha Fazliu.
Ndërkohë, kanë dalë edhe fotot e para nga vendngjarja, ku shihen shtetasit e plagosur të shtrirë përtokë. Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje por dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë se aty kanë parë një person me kallashnikov.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.