Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po sfidojnë këtë dimër të acartë cdo ditë për të siguruar energjinë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve.
Çdo ditë, mes acarit, temperaturave të ulëta e borës që arrin më shumë se një metër, ata dalin në terren për rregullimin e linjave elektrike, që pësojnë defekt për shkak të motit të keq.
Në faqen e OSHEE pasqyrohet rasti i Selatin Paplekaj, punonjës i OSHEE në Tropojë, që mes dëborës, bëri të mundur rregullimin e linjës elektrike të 27 familjeve në Lekbibaj.
Fatkeqësisht, një tjetër punëtor i OSHEE ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Angjelin Qafa pësoi një arrest kardiak teksa sëbashku me kolegët punonin për riparimin e avarisë në linjën 110 kV Ulëz-Kurbnesh.