AA-Instant

Miratohet projektligji, zyrtarizohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

               Publikuar në : 19:17 - 11/01/19 S.N

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, me 81 vota pro.

Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.

Kuvendi mbylli sot votimin, duke pranuar edhe propozimet e dy partive shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, që kanë të bëjnë me ndryshime në Preambulë, në pjesën e shtetësisë si dhe përkujdesjen për diasporën, raporton INA.

Përmes këtyre propozimeve janë pranuar disa nga kërkesat e partive shqiptare.

Kthehu