Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Foto e rrallë/ Ish-kryeministri feston 80-vjetorin, gazetari i bën urimin e veçantë

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Foto e rrallë/ Ish-kryeministri feston 80-vjetorin, gazetari i bën urimin e veçantë

Publikohet foto e rrallë e vitit 1961 e Aleksandër Meksit i cili asokohe punonte si inxhinier zbatimi në Hidrocentralin e Ulzës ku ai vendosi që të linte mjekër dhe musteqe.

Si mundi Meksi të vinte fshehurazi në Tiranë pas ultimatumit që i dhanë eprorët e tij dhe të realizonte atë foto i veshur si “borgjez” me kostum e papion dhe stampimi i saj në fshehtësi të plotë nga shoku i tij i ngushtë, mjështër fotografie në Kinostudion “Shqipëria e Re”

Aleksandër Gabriel Meksi, ish-kryeministri demokrat që drejtoi për gjashtë vjet me rradhë (1992-1997) kabinetin e parë të qeverisë së dalë nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve pluraliste të 22 marsit 1992, sot më 8 mars, mbush plot 80-të vjeç.

Miku i tij i ngushtë, gazetari dhe studjuesi i njohur, kolegu ynë, Dashnor Kaloçi, ka zgjedhur për t’i uruar ditëlindjen me një foto të rrallë, ku Meksi djalosh 22 vjeçar, në vitin 1961, ka pozuar para aparatit fotografik me mustaqe e mjekër dhe i veshur so “borgjez” me kostum dhe papion…?!

Një gjë e rrallë ky fakt dhe kjo foto, pasi dihet se para viteve ’90-të kjo gjë përbënte një herezi dhe ndonëse për shumë nga të rinjtë e atyre viteve ishte një ëndërr, as që mendohej se mund të arrije të kishe një kujtim të tillë. Pasi favoritet e gjata dhe musteqet me mjekërr ishin një “mollë e ndalueme”.

Madje kjo gjë përbënte shumë problem edhe për aktorët e Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe teatrove e asaj kohë, të cilët kur duhej të luanin ndonjë rol ku aktori duhej të kishte mjekërr dhe musteqe origjinale, ai paisej me një autorizim të veçantë nga drejtoria e institucionit ku bënte pjesë, ku shënohej dhe koha me data fikse se sa duhet t’i mbante mjekrrën dhe musteqet dhe daljet e tij në publik do të ishin mjaft të kufizuara.

Po si ka mundur djaloshi 22 vjeçar Aleksandër Meksi që në vitin 1961 të linte mjekërr e musteqe dhe të realizonte edhe një foto ku ato janë mjaft të dukëshme?!

Kolegu ynë Kaloçi, tregon se në vitin 1961, teksa Meksi punonte si inxhinier zbatimi në Hidrocentralin e Ulzës, shfrytëzoi rastin të rrinte pa u rruajtur disa kohë, duke u justifikuar se kishte probleme me lëkurën e fytyrës dhe i mbajti ato rreth tre-katër javë, duke bërë vetëm itinerarin nga barka ku banonte në punë dhe anasjelltas. Kjo gjë funksionoi deri sa eprorët e tij në atë vepër të rëndësishme hidro-energjitike i dhanë ultimatum inxhinierit të ri që të mos paraqitej më në punë pa u rruajtur.

Kështu, një pasdite të shtunë, me makina të rastit Meksi erdhi në Tiranë ashtu si vjedhurazi, dhe me jakat e palltos të ngritura që të mos dallohej, (pasi afër shtëpisë së tij te Selvija, ishte “çerdhja” e Sigurimit të Shtetit) mbërriti natën vonë në shtëpinë e tij. Dhe të nesërmen e asaj dite, ai realizoi atë fotografi para derës së shtëpisë së tij, (pronë e familjes së avokatit të njohur, Koço Dilo, të cilët familja e Gabriel Meksit i kishte miq të ngushtë), duke pozuar si aktor kinematografie i veshur me një kostum dhe këmishë të bardhë me papion.

Gjë e cila asokohe dhe gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist konisederohej si “veshje boregjeze” dhe nisur nga ky fakt, as guxonte njeri që të vishej dhe të dilte në publik me papion. Pas shkrepjes së aparatit që fiksoi foton në fjalë, (e cila duket që është e realizuar dhe artistikisht nga një sy dhe dorë mjeshtri), që publikohet sot për herë të parë eksluzivisht për gazetën TemA, Meksi u fut menjëhërë në shtëpi dhe hoqi favoritet e mjekrën, por musteqet i mbajti dhe që nga ajo kohë ai nuk i hoqi më.

Njeriu që realizoi foton, ishte Faruk Basha, shok i ngushtë i Meksit dhe bashkëmoshatar i tij, i cili punonte në Kinostudion “Shqipëria e Re”, si operator dhe mjeshtër i fotografisë. Nisur nga ky fakt, Basha (vite më pas drejtor i fotografisë te disa prej filmave më të njohur shqiptarë, si “Malet me blerim mbuluar”, “Shtigje lufte”, “Flutura në kabinën time” “Në fillim të verës” “Ballada e Kurbinit” etj etj), mundi që ta stamponte atë foto në një prej laboratorëve të Kinostudios, pa i hyrë ferrë në këmbë dhe t’ja jepte shokut të tij, Meksit, me amanet që mos t’ja tregonte as familjes së tij.

meksi-4

Dhe Meksi nuk e preu në besë shokun e ngushtë të fëmijrisë, duke e ruajtur dhe mbajtur të fshehtë për vite me rradhë në shtëpinë e tij dhe kjo është dhe arsyeja që ajo nuk figuron me fotot e tjera në dosjen që Sigurimi i Shtetit pati hapur për Aleksandër Meksin që në fillimin e viteve ’80-të.

meks

Dosje e cila i është dhënë atij personalisht vitin e kaluar nga Autoriteti për Informimin i Dokumentave të ish-Sigurimit të Shtetit, ku një pjesë të atyre dokumenteve janë publikuar nga gazeta Tema prej kolegut tonë Kaloçi, mik i ngushtë i ish-kryemnistrit demokrat, të cilit sot me rastin e 80-të vjetorit të lindjes, ai uron jetë të gjatë, urim të të cilin bashkohet dhe stafi i gazetës Tema./Tema

meks-1

meksi-2

Tags: Aleksandër Meksifoto e rralleish-kryeministriUrimi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Cakaj takim me shqiptarët në Malin e Zi: Tuzi, shembull për nevojën e bashkimit

Cakaj takim me shqiptarët në Malin e Zi: Tuzi, shembull për nevojën e bashkimit

Serbia kundër platformës së Kosovës: Fundi i dialogut

Serbia kundër platformës së Kosovës: Fundi i dialogut

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com