E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Serbia kundër platformës së Kosovës: Fundi i dialogut

Presidenti i Serisë Vuçiç ka deklaruar se Beogradi nuk do të pajtohet me ultimatumin që Prishtina dhe mentorët e saj perëndimorë vendosën përmes platformës për dialogun, miratuar të enjten nga Kuvendi i Kosovës.

“Bashkimi Evropian më ka mashtruar pasi kishte premtuar se ajo platformë as nuk do të jetë në rend dite të Kuvendit të Kosovës”, tha Vuçiç gjatë një tubimi në Mitrovicën e Sremit, duke shtuar se Kosova dhe partnerët e saj duan të shkatërrojnë Serbinë.

Edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç është shprehur kundër platformës së Kosovës për bisedime me Serbinë. Sipas saj, miratimi i kësaj platforme nga ana e Prishtinës është goditja e fundit që i bëhet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Më herët Bashkimi Evropian vlerësoi se platforma për bisedime me Serbinë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet “pozicionin vetëm të njërës palë”.

“Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk i komenton pozicionet individuale të palëve në dialog, por është më se e qartë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vranësira dhe rënie e lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteoalb, sot...

Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe...

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...