Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

FOTO/Bosi i koka*nës i dënuar përjetë në Shqipëri. Si u lirua?

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
FOTO/Bosi i koka*nës i dënuar përjetë në Shqipëri. Si u lirua?

Agim Çerma, i arrestuar në Kolumbi si baron droge, rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje. Ai u prangos dy ditë më parë së bashku me 4 bashkëpunëtorët e tij, pas një operacioni të agjencisë amerikane, DEA, ndërsa do të ekstradohet në SHBA.

Agim Çerma rezultoi të ishte koka e grupit të trafikut të drogës nga Kolumbia drejt SHBA-së, ndërsa ishte i lidhur edhe me “Klanin e Golfit” dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën.

Çerma i cili njihej me pseudonimin “Jimmy”, arrinte të kalonte lëndën narkotike duke u paraqitur si tregtar i produkteve kozmetike rrugëve të Barranquilla, qytet në Kolumbi. Ai dërgoi mijëra kilogram kokainë në Europë e SHBA, duke përdorur edhe me fluturimet charter nga Aeroporti Ndërkombëtar i Palmirës, dhe ishte një nga kriminelët më të kërkuar në botë.

Si fitoi lirim me kusht nga Gjykata e Lezhës?

Trafikanti i rrezikshëm rezulton të jetë i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm për vrasje. Ai këtë dënim e ka marrë nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998, për vrasjen e Gezim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë si dhe dëmtimin e makinave të tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ’97-ën, po në Elbasan. Në atë kohë u arrestua dhe vëllai i Agimit, Gazmend Çerma, i cili u dënua me 11 vite burg. Ky i fundit e ankimoi këtë vendim në Apelin e Durrësit, kërkesë qe iu refuzua.

Në ankimimin e bërë prej tij, Gazmend Çerma ia kalon përgjegjësinë të vëllait, Agimit, duke argumentuar se nuk kishte dijeni se i vëllai i tij kishte armë me vete dhe se do të kryente vrasjen. Bashkë me dy vëllezërit u arrestuan edhe disa persona të tjerë. Ndonëse i dënuar përjetë, Agim Çerma ka fituar lirim me kusht nga Gjykata e Lezhës. Pasi la qelinë e burgut, Agim Çerma mendohet se është larguar drejt vendeve te Europës, dhe më pas në vendet e Amerikës Latine ku është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pas një kalvari të gjatë nëpër gjykata, ai u lirua me kusht në vitin 2012 nga Gjykata e Lezhës për motive të paqarta, ndërsa lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi, e dënuar për “korrupsion”.

Por si u arrestua gjyqtarja?

Ish-gjyqtarja Parashqevi Ademi u arrestua në vitin 2015, dhe u dënua me 4 vite burg për korrupsion, pasi u filmua duke i marrë 200 mijë lekë një qytetari në këmbim të një vendimi. Gjyqtarja e Lezhës u arrestua në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës. Ajo u lirua në korrik të 2016, pasi përfundoi dënimin, duke përfituar ulje./Tirana Today

Tags: Agim CermaDEA amerikaneKolumbi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq
Aktualitet

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Next Post
Conference League/ Hidhet shorti për turin e 3-të, ja me kë luajnë shqiptarët

Analiza/ Shanset e ekipeve shqiptare në Conference League

Avokati i Fjolla Morinës: S'ka vendim të prerë që të kryhet ekstradimi

Dy raketa nga Libani në Izraelin verior. Izraeli godet objektivat në Liban

Dy raketa nga Libani në Izraelin verior. Izraeli godet objektivat në Liban







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

by mirseda
17:18 | 11/02/2026
0

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd–Elbasan. Ngjarja ka ndodhur...

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

16:36 | 11/02/2026
Vokshi: Në protestë, policia më mori flakë këpucët dhe pantallonat

Vokshi: Në protestë, policia më mori flakë këpucët dhe pantallonat

16:20 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com