E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Avokati i Fjolla Morinës: S’ka vendim të prerë që të kryhet ekstradimi

Avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi, ka thënë se këngëtares iu vunë prangat në mënyrë çnjerëzore. Arrestimi i këngëtares një dite më parë, bëri shumë bujë. Ajo u prangos në lagjen “Emshir” të Prishtinës, pas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për “armëmbajtje pa leje”. Fjolla u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri, vetëm pak ditë para vënies në pranga. Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji.

“Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme. Fjolla Morina nuk është thirrur paraprakisht që të intervistohet apo t’i tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdhëresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërkuar ekstradimi për veprën për të cilën je shpall fajtor”, theksoi ai.

Avokati Krasniqi shprehet se Fjollës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa të mërkurën do të dalë para gjykatës. “Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. Dmth të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratiset nga procedura e ekstradimit apo jo. Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim armësh”, por ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore.

Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kukësit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi, avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm. Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës, ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”, shtoi avokati.

Lexo edhe :   Fjolla Morina në paraburgim, bashkëshorti i saj: Drejtësia do të fitojë

Sipas avokatit, vendimi për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri nuk është i ekzekutueshëm, pasi ajo nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

“Sipas Fjollës, ajo akuzohet për trafikim me armë. Trafikim me armë, ligji jonë nuk e njeh kur ndaj konfiskohet vetëm një armë. Trafikim me armë nënkupton shitjen, saktësisht në cilat shtete Fjolla ka shit armë? Dmth trafikim me armë nënkupton shumë armë e jo vetëm me një armë të akuzohet e të dënohet. Në ligjet tona Kosovë, për armëmbajtje pa leje dënimi është me gjobë ose deri 5 vite.

Lexo edhe :   Fjolla Morina në paraburgim, bashkëshorti i saj: Drejtësia do të fitojë

Është diferencë shumë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne nuk e kemi të qartë se a e ka përmbushur obligimin ligjor shteti shqiptar në raport me Fjollën për procedurën e ekstradimit. Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën.

Këtë informacion, mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të merremi kur të dalim në seancë. Kurdoqoftë se neve na kërkon, ne do të jemi të pranishëm në Gjykatë. Edhe pse procedura e ekstradimit duhet të jetë në duart e Ministrisë së Drejtësisë, edhe nga Ministria nuk kemi kurrfarë informacione edhe pse ne nuk kemi kërkuar që të informohemi nga ta, por të paktën ta dimë që mbi cilin vendim Fjollës i kërkohet ekstradimi. Nuk ka vendim në formën e prerë për Fjollën për ekstradim. Vendimi nuk është i ekzekutueshëm”, përfundoi avokati.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...

“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar ndaj një lajmi ku thuhej se drejtori i Kadastrës së Elbasanit është dhunuar. Marrë shkas nga ky...