Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Formimi i koalicionit qeverisës/Merkel optimiste, të Gjelbrit jo

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Merkel uron Haradinajn: Ja detyrat kyçe për integrimin e Kosovës

Dy javë pas fillimit të negociatave për një koalicion qeveritar midis CDU/CSU, FDP dhe të Gjelbërve kancelarja Merkel u shpreh optimiste për shanset e suksesit.

Në deklaratën e saj të parë zyrtare për negociatat me CSU,FDP dhe të Gjelbrit, kryetarja e CDU-së, kancelarja Angela Merkel tha se negociatat që pret ditët e ardhshme vërtet do të jenë të vështira. “Por unë vazhdoj të besoj se do të mund t’i bashkojmë fundet (e problemeve), po të mundohemi dhe përpiqemi”.

Secili nga partnerët duhet të ketë mundësi të shprehë në negociata identitetin e tij, në mënyrë që të lindë diçka e mirë për Gjermaninë. “CDU-ja sido që të jetë është e gatshme për këtë.” Në këtë fushë e sheh ajo etapën tjetër të bisedimeve. Lajtmotivi i saj për to është “që sot të krijojmë parakushtet që të mund të jetojmë mirë në Gjermani edhe pas dhjetë vjetësh”, tha Merkeli. Pjesë të kësaj janë punësimi, “puna e mirë”, siguria sociale, siguria e brendshme, integrimi dhe përmbushja e përgjegjësisë ndërkombëtare, për shembull në luftimin e arsyeve të migrimit. Për CDU-në tema veçanërisht të rëndësishme janë familja dhe arsimi.

Kancelarja Merkel u shpreh kështu para një takimi me drejtuesit e negociatave për vazhdimin e mëtejshëm të tyre. Pas takimit me shefin e CSU-së, Horst Seehofer, shefin e FDP-së, Christian Lindner dhe dyshen e të Gjelbërve Cem Özdemir dhe Katrin Göring-Eckardt, në Shoqërinë Parlamentare Gjermane është parashikuar edhe një raund disa orësh bisedimesh të ekipeve të mëdha negociatore, për të bërë një bilanc të momentit.

Politikani i Gjelbër, Jürgen Trittin e akuzoi CDU, CSU dhe FDP që në bisedimet për qeverinë janë afruar pak me qendrimin e partisë së tij. Në një intervistë me ARD-në ai bëri një bilanc të errët të bisedimeve të deritashme. “Ne kemi ndenjur dhjetë ditë së bashku dhe kemi dymbëdhjetë tema. Rezultati janë tetë dokumente me lista të gjata mosdakordimesh,” tha Trittin. “Dhe në katër fusha as nuk kemi arritur që të biem dakord se për se nuk jemi dakord”. Që këto dallime qendrimesh të eleminohen në dy javët e ardhshme, është për të “padyshim një program sportiv”. Ai pyet veten, nëse Merkeli e ka të qartë, që duhet të mbështesë në pika qendrore qëndrimin e të Gjelbërve, për të arritur një koalicion të ri qeveritar, shkruan DW.

Njëra nga temat më të debatueshme për të Gjelbrit është tema shumë e rëndësishme e mbrojtjes së klimës. “Ne kemi burimet më të mëdha të dioksidit të karbonit në Evropë, pjesërisht në botë. Këto janë termocentralet me qymyr, dhe ata duhet të reduktohen”, tha Trittini.

Kryeministri i Gjelbër i Baden Vyrttembergut, Winfried Kretschmann paralajmëroi për rrezikun e dështimit të bisedimeve. Alternativa janë zgjedhjet e reja, tha Kretschmann në radion Südwestfunk. “Dyshoj nëse zgjedhjet e reja janë alternativë më e mirë. Nuk mund ta bëjmë këtë popull të votojë deri sa të na pëlqejë ne”, tha ai.

Sekretarja e përgjithshme e FDP-së, Nicola Beer i sheh shanset për formimin e qeverisë edhe më tej 50 me 50. Te tema polemike e bashkimit familjar për refugjatët duhet të sqarohen faktet, tha ajo. “Të Gjelbrit thonë se me bashkim familjar do të vijnë në Gjermani 60.000 persona të tjerë, shifrat e qeverisë gjermane flasin më tepër për 600.000 vetë dhe midis tyre dallimi është i madh”, tha Beer.

Tags: GjelbritkoalicionMerkeloptimisteqeverisës

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët
Bota

Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët

21:30 | 12/07/2025
Next Post
“Kufijtë e mençur” të BE-së, përforcohet siguria për vizitorët që udhëtojnë në Shengen

"Kufijtë e mençur" të BE-së, përforcohet siguria për vizitorët që udhëtojnë në Shengen

10 gabimet e përditshme që ne i përsërisim vazhdimisht

10 gabimet e përditshme që ne i përsërisim vazhdimisht

“Do iu hedhim në fund të detit”, Kim Jong-Un i shpall luftë Japonisë nëse mbështet Trump

“Do iu hedhim në fund të detit”, Kim Jong-Un i shpall luftë Japonisë nëse mbështet Trump

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com