Ka disa veprime që ne i përsërisim çdo ditë, dhe pa e kuptuar mësojmë t’i përsërisim gabim. Dalë-ngadalë këto veprime bëhen zakone dhe na hapin probleme. Ja disa prej tyre të cilat duhet t’i ndryshoni sa më parë.
Mënyra si mbahet timoni
Është e rëndësishme të njihni mënyrën e saktë se si mbahet timoni, pasi mund t’ju shpëtojë nga shumë fraktura që mund të merrni në një aksident me makinë. Vendi më i sigurt për të vënë duart është në vijën qendrore. Ky pozicion ndalon që jastëkët mbrojtës të hapen në duart dhe krahët, dhe mbrojnë kokën dhe trupin tuaj.
Mbyllja e kapakëve të tualetit
Ju gjithmonë duhet të mbyllni kapakun e tualetit kur shkarkoni ujin, nëse nuk dëshironi që mikrobet të fluturojnë në të gjithë banjën dhe të përhapen në sendet tuaja personale (peshqir, furçë dhëmbësh etj.). Çdo herë që shkarkoni ujin në tualet, uji i zverdhur përzihet me grimca të vogla të mbetjeve dhe i përhap ato në ajër.
Koha më e mirë për të aplikuar deodorantin
Koha më pak efektive për të aplikuar një deodorant është në mëngjes menjëherë pas dushit. Koha më e mirë për ta hedhur është menjëherë përpara se të flini kur lëkura juaj është tharë dhe gjëndrat e djersës nuk janë aq aktive. Deodoranti zakonisht zgjat 24 orë, që do të thotë se poret tuaja do të mbyllen edhe pasi të keni bërë dush në mëngjes.
Sirtarë të rregullt
Mënyra më e mirë për të shfrytëzuar hapësirën, për të shmangur rrudhat e bezdisshme, dhe për ta bërë të lehtë të gjeni rrobat e duhura në mëngjesin kaotik, është që t’i palosni ato duke i rrotulluar.
Kollitja
Gjithmonë na thuhet të përdorim duart për të mbuluar gojën dhe hundën kur kollitemi apo teshtijmë, por kjo është krejtësisht e gabuar. Virusi përhapet me lehtësi nëpërmjet kontaktit, pasi ju teshtini ose kolliteni ju përdorni duart për të hapur dyert, për të shkëmbyer biletat dhe paratë, ose për tu mbajtur në parmak. Në vend të kësaj, përdorni bërrylin ose mëngën për të minimizuar përhapjen e mikrobeve.
Pastrimi i një shtrydhëseje
Mos e humbni kohën duke e pastruar shtrydhësen, kur mund të pastrohet brenda disa sekondave. Thjesht derdhni në ujë, shtoni ilaçin e enëve dhe përziejeni. U krye!
Pozicioni i fjetjes
Ju mund të kënaqeni duke fjetur mbi stomak, por kjo tensionon shpinën dhe trupin. Presioni në shpinë mund të shkaktojë dhimbje në shumë pjesë të tjera të trupit dhe të rezultojë në më pak gjumë dhe ndjesia e lodhjes gjatë gjithë ditës.
Fjetja në shpinë është pozicioni i përsosur për mbajtjen e shpinës dhe qafës të shëndetshme.
Këmbët e tastierës
Kur mësoni të shkruani, zakonisht ju thuhet që të shtrini këmbët e vogla në pjesën e poshtme të tastierës për të parë tastet më mirë.
Varja e pantallonave
Kur ju jeni vonë për punë, gjëja e fundit që duhet të shqetësoheni janë vijat e krijuara në pantallona. Prisni një tub prej letre dhe vendoseni rreth varëses së rrobave. Një stres më pak për të hënën në mëngjes.
Lidhëset e atleteve
Vendosni lidhëset përmes vrimave për të krijuar hapësira mes tyre. Pastaj kryqëzojini dhe tërhiqini. Kjo do të parandalojë që ato të zgjidhen në momentin më të keq të mundshëm. (TIRANA TODAY)