Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Formacioni anti-Turqi, Panucci ka vetëm dy dilema, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Shqipëria do të përballet në mbrëmje me Turqinë në “Loro Boriçi”, në Shkodër në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit 2020. Trajneri Christian Panucci e ka mbajtur larg mediat gjatë përgatitjes së kësaj ndeshje, por në konferencën para ndeshjes zbuloi disa nga emrat që mund ta nisin si titullarë këtë sfidë. Por asgjë nuk është e qartë për lojtarët kuqezi.

Formacioni – Mungesa e Thomas Strakoshës e bën të qartë se kush do të jetë gardiani që do të mbrojë katërkëndëshin në sfidën përballë Turqisë, pikërish Etrit Berisha. Ndërsa në të djathtën e tij, me shiritin e kapitenit në krah do të jetë Elseid Hysaj.

Qendra e mbrojtjes pritet të formohet nga dyshja Ismajli-Gjimshiti. Ismajli është duke kaluar një formë fantastike me ekipin e tij dhe paraqitja në seancat stërvitore duket se i ka siguruar një fanellë titullari. Ndërsa Gjimshiti duke qenë se është kthyer në një nga titullarët fiks të Gasperinit te Atalanta në Serie A, është në avantazh me Arlind Ajetin.

Ndërkohë, në të majtë, trajneri Panucci nuk ka lënë të kuptohet qartë zgjedhja e tij. Naser Aliji është zgjedhja e parë, por paraqitjet e mira të Frederik Veselit krijojnë një dyshim, me gjithë deklaratën e këtij të fundit në konferencë se nuk priste një fanellë titullari.

Në mesfushë ka shumë dilema, pasi është një repart ku lojtarët e grumbulluar kanë të gjthë minuta në këmbë dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi pritet të rikthehen së bashku në qendër. Me të parin të zhvendosur në të djathtë, ndërsa “pitbulli” do të ketë detyrën të shkatërrojë të gjitha aksionet e kundërshtarëve.

Memushaj, eksperienca e të cilit dhe qetësia janë virtyte të rëndësishme, mund ta avantazhojnë, por nuk përjashtohen edhe surprizat. Cili? Kristian Qose.

Më i riu në listën e Panuccit mund të jetë alternativa që ofron gjatësi në fushë, grinte dhe dëshirë të madhe për të treguar se e ka merituar të jetë në listë. Por, jo më pak i mundshëm është edhe Ergys Kaçe, kualiteti i të cilit dhe saktësia në vertikalizim, mund t’i jepnin Shqipërisë vizion në ndërtimin e lojës.

Në dukje është reparti më i parashikueshëm, por duke njohur Panuccin që nuk ua ka thënë as lojtarëve formacionin, asnjëherë nuk flitet me bindje. Sadiku pritet të udhëheqë sulmin, ndërkohë që Grezda e Uzuni pritet të jenë motorët mbështetës në krahë.

Tags: anti-TurqiDilemaformacioniKuqezinjtëpanuccirreshtohenvetem

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

“Djegia e mandateve e gabuar”, zyrtarët gjermanë pas vizitës në Tiranë: Jemi pro protestave, por...

“Shqipëria e palumtur”, flasin të rinjtë: Vendi drejt greminës, shqiptarët janë shumë kot

Jashtë kostumit të politikës/ Majlinda Bregu kapet “mat” në rrugët e Tiranës (foto)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

by mirseda
22:04 | 06/06/2026
0

Shqipëria mposhtet 0-1 në “Air Albania”, në miqësoren e luajtur këtë të shtunë ndaj Luksemburgut. Rasti i...

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com