Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi ditën e sotme se forcat franceze kanë vrarë 33 terroristë në Mali, në afërsi të kufirit me Mauritaninë. Po ashtu, ushtarët kanë mundur të lirojnë edhe dy shtetas, të cilët po mbaheshin si pengje.
“Mëngjesin e sotëm, falë angazhimit të ushtarëve tanë dhe të forcave Barkhane, ishim në gjendje të neutralizojmë 33 terrorist, të marrim një të burgosur dhe të lirojmë dy shtetas të Malit, të cilët po mbaheshin pengje”, deklaroi Macron.
Franca, e cila po zhvillohen operacione kundër kryengritësve është vendi i vetëm perëndimor që ka prani të konsiderueshme të forcave ushtarake në Mali.
Mendohet që operacioni u zhvillua gjatë natës, 150 kilometra nga kufiri me Mauritaninë.