Aktualitet

Tritol në makinën e prokurorit të Vlorës, reagon kryeprokurori Çela


               Publikuar në : 17:16 - 21/12/19 L M

Kreyprokurori Olsian Çela ka reaguar pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në makinën e prokurorit të Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë, Albert Kuliçi.

Çela e ka cilësuar një akt që synon pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë. Ndërsa inkurajon magjistratët të kryejnë me përgjegjësi detyrat e tyre.

“Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale.

Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Kryeprokurorit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: