Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Football Leaks: Si e bleu Manchester City lavdinë në futboll

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Football Leaks: Si e bleu Manchester City lavdinë në futboll

Për disa vite tani, Manchester City i ka mohuar vazhdimisht pretendimet se pronari i klubit, sheiku i Abu Dhabit, i ka thyer rregullat e UEFA-s për transferime. Por, mesazhet elektronike mes drejtuesve të klubit e dëshmojnë të kundërtën.

Edhe nëse kthehemi prapa në kohë deri në vitin 1880, kur Anna Connell e themeloi klubin e Manchester Cityt për t’u mbajtur qytetarët e papunësuar larg alkoolit, familja Al Nahyan ishte duke e qeverisur Abu Dhabin. Për këtë familje, ideja e një klubi të futbollit ishte po aq e çuditshme sa shkretëtira për qytetarët e Mançesterit. Por, 128 vite më vonë, në shtator të vitit 2008, Manchester Cityt dhe familja Al Nahyan u bashkuan, dhe pasojat e këtij bashkimi kanë qenë mjaft dramatike.

Ish-klubi mediokër nga pjesa lindore e Mançesterit është tani klubi më i mirë në Premierligë, si rrjedhojë e sponsorizimit të jashtëzakonshëm të Abu Dhabit. Që nga ardhja e sheikut, Manchester City ka arritur t’i mashtrojë të tjerët në rrugën për t’u bërë një ndër klubet më të mëdha në futbollin evropian. Lavdia e re e këtij klubi është e rrënjosur në gënjeshtra.

“Aguuueeeroooooo!” Një emër, një britmë e zhurmshme. Çdo tifoz i Manchester Cityt e njeh këtë britmë të Martin Tylerit më 13 maj të vitit 2012. Ata e dinë se ku ishin në atë moment, 93 minuta dhe 20 sekonda pasi kishte filluar ndeshja e fundit e sezonit. Manchester Cityt i nevojitej një fitore për ta fituar Premierligën për herë të parë në 44 vite dhe e arritën këtë gjë.

Për tifozët e Manchester Cityt, titulli i Premierligës ishte një mrekulli, por për kritikët e klubit për këtë gjë ishte nevojitur vetëm kalimi i kohës. Kritikët ishin në dijeni se investimi i Mansour bin Zayed Al Nahyanit në klubin anglez i kishte shtrembëruar principet e konkurrencës. Kontratat e sponsorizimit janë aty vetëm për t’i maskuar paratë e Abu Dhabit në klub, akuzë kjo që klubi e ka mohuar vazhdimisht.

Manchester City luan në stadiumin Etihad dhe fanellat e klubit janë të sponsorizuara nga Etihadi. Kjo kompani e aeroplanëve, nga Abu Dhabi, drejtohet nga gjysmë-vëllai i Mansourit. Kompania Etisalat dhe ministria e turizmit nga Abu Dhabit gjithashtu janë sponsorë të klubit. Për më tepër, edhe kompania e investimeve nga Abu Dhabi, Aabar, i sjell miliona euro në vit klubit anglez.

Mancini ia solli titullin e parë të Premierligës, mirëpo ai u bë shumë shpejt viktimë e ambicies së shefit të tij. Vetëm një vit pas këtij triumfi, ai u shkarkua pasi që nuk arriti ta përsërisë suksesin. Logjika e pronarit është: Nëse nuk punon, duhet të zëvendësohet. Por, vetëm disa javë pasi Mancini u shkarkua, UEFA doli me rregulla të reja për transferimet. Rregullat e reja, Financial Fair Play (FFP), specifikonin se klubet nuk mund të shpenzojnë më shumë para sesa që fitojnë.

Manchester City ishte në rrezik pasi që ata e bënin pikërisht këtë gjë, investonin më shumë sesa fitonin. “Ne jemi në deficit për 9.9 milionë euro pas shkarkimit të Mancinit. E vetmja zgjidhje është nëse i rrisim përfitimet nga sponsorët nga Abu Dhabi”. Në këtë mesazh, menaxheri i Cityt e zbuloi se klubi i tij bën biznes më ndryshe se klubet e tjera.

Zakonisht, klubet e tjera veprojnë kështu: futbollistët arrijnë të sigurojnë fitore, ata ngrehin një audiencë më të gjerë, ndeshjet e klubit transmetohen në televizione dhe sponsorët e mundshëm interesohen. Këta sponsorë nënshkruajnë kontrata për ta paguar një shumë të caktuar parash për ta reklamuar kompaninë me klubin. Këto para bëhen pjesë e buxhetit të klubit dhe me to paguhen lojtarët, agjentët dhe gjëra të tjera. Kur klubi nuk e bën planifikimin siç duhet, ose shpenzon më shumë për planin e biznesit, klubi deklaron humbje në fund të vitit dhe duhet t’i ulë shpenzimet.

Por, Manchester City nuk shpenzon si klubet normale. Humbje dhe kredi? Nuk ka rëndësi. Nëse klubi është në humbje, atëherë vendlindja e pronarit dërgon më shumë para në klub. Dënimet janë vetëm për ata që zihen duke mashtruar. Për t’iu ikur dënimeve nga UEFA, menaxheri i Manchester Cityt, Simon Pearce, propozoi: “Ne mund ta bëjmë një marrëveshje që kinse e kemi nënshkruar në të kaluarën, dhe mund të shtojmë para”. Ndërsa, drejtori ekzekutiv, Ferran Soriano, sugjeroi që sponsorët të paguanin para shtesë për triumfin në FA Cup, ndeshje kjo të cilën Manchester City e kishte humbur.

Dhjetë ditë pas përfundimit të sezonit, zyrtari për financa në klubin anglez, Jorge Chumillas, e prezantoi planin e tij. Etihadi duhet të paguante 1.8 milionë euro më shumë, Aabar 0.8 milionë, ndërsa ministria e turizimit 6 milionë më shumë. Të gjitha këto para u shtuan për t’i mbuluar humbjet në fund të vitit në mënyrë që të mos dënohen nga UEFA.

Klubi dhe sponsorët ishin duke i manipuluar kontratat. Kur Chumillas e kishte pyetur kolegun e tij, Simon Pearce, nëse mund ta ndryshojnë datën e pagesës nga sponsorët e Abu Dhabit, Pearce i ishte përgjigjur: “Natyrisht, ne mund të bëjmë çfarë të duam”.

Raportet financiare të Manchester Cityt ishin si një rrjetë merimange e përbërë nga gënjeshtrat, klubi i shkeli të gjitha rregullat e FFP-së. Simon Pearce kishte thënë në dhjetor të vitit 2013 se nga Etihadi ata i fitojnë vetëm 8 milionë euro në vit, por kontributi i vërtetë i kësaj kompanie ishte 38 milionë euro.

Edhe PSG-ja edhe Manchester Cityt arritën marrëveshje jashtë gjykatave në vitin 2014 për të mos i përjashtuar këto dy klube nga Liga e Kampionëve për shkak të këtyre shkeljeve. Marrëveshjet e tilla duhet të arrihen për t’i dënuar klubet, dhe jo për t’i favorizuar ato. Për më tepër, Federatat vendore të Futbollit nuk ishin plotësisht për këto shkelje.

Ky tekst është pjesë e serisë prej katër artikujve të gazetës gjermane Der Spiegel për manipulimet që i ka bërë viteve të fundit Manchester City. Informatat dhe dokumentet e përdorura për t’i dëshmuar këto pretendime janë siguruar nga Football Leaks, pasi hakerët e sulmuan FIFA-n./Exspress/

Tags: “Football Leaks”bleufutbolllavdinëmanchester city

TË LIDHURA

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit
Sport

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit
Sport

Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

20:19 | 04/09/2025
Nuk ka gol në 45 minuta, Gjibraltari reziston ndaj Shqipërisë
Sport

Nuk ka gol në 45 minuta, Gjibraltari reziston ndaj Shqipërisë

19:12 | 04/09/2025
Next Post
“Zëvendësministri nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave”

“Zëvendësministri nuk mund të jetë anëtar i Këshillit të Ministrave”

Ditë zie për sportin shqiptar, ndërron jetë rekordmeni

Ditë zie për sportin shqiptar, ndërron jetë rekordmeni

Video/ Pa Shaqirin, serbët ‘turpërojnë’ Liverpooli për 6 minuta

Video/ Pa Shaqirin, serbët ‘turpërojnë’ Liverpooli për 6 minuta

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash
Kosovo

Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

by mirseda
22:52 | 05/09/2025
0

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme....

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

Aksident në Unazën e Re në afërsi të Paskuqanit, prani e madhe ambulancash dhe makina policie

22:39 | 05/09/2025
Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

Tjetër shuplakë’/ Gjykata e Lartë Italiane: Pakti Meloni-Rama mbi emigrantët dhunon 6 nene të Kushtetutës

22:22 | 05/09/2025
Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

Lëvizje e papritur, Muçi ndërron skuadër! Nesër pritet prezantimi te rivalët e Beshiktashit

22:15 | 05/09/2025
BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

BE gjobiti me 2.95 miliardë euro Google, Trump kërcënon vendet evropiane me tarifa të reja

21:56 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com