Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 83.2% e PBB, më i lartë se projeksioni qeverisë

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 83.2% e PBB, më i lartë se projeksioni qeverisë

FMN parashikon se borxhi publik i Shqipërisë do të arrijë këtë vit në 83.2% të PBB, niveli më i lartë historik që kur Shqipëria doli nga sistemi komunist.

Ky rezultat është së paku 3.2 pikë përqindje më i lartë se parashikimet kombëtare të Ministrisë Financave, në aktin e fundit normativ për ndryshimin e buxhetit, që parashikon se borxhi publik të arrijë në 80% të PBB-së.

Pritshmëritë e Fondit për borxhin e Shqipërisë janë përditësuar në aneksin e të dhënave globale për borxhet publike të qeverive në të gjithë botën.

Për vitin 2019, FMN raporton se Shqipëria e kishte stokun e borxhin publik në 67.7% të PBB-së, rezultat i ngjashëm me raportimet e brendshme, por për këtë vit dhe në vijim më 2021, projeksionet janë të larta, duke arritur në 83.2% e PBB-së për secilin vit.

Sipas serisë kohore që FMN ka ndërtuar për borxhin e Shqipërisë, më të dhëna që nga viti 1997, Shqipëria është përballur me një raport të lartë të detyrimeve publike me PBB-në, ku përveç këtij viti, në vitin 1997 dhe në 2015, ky treguesi shënoi respektivisht 72.2 dhe 73.7 % të PBB-së.

Në vitin 1997, vendi u përball me një krizë të brendshme e shkaktuar nga trazirat civile për falimentit të skemave të fajdeve. Më pas, raporti i borxhit me PBB-në erdhi në një trajektore në rënie, duke shënuar pikën më të ulët në vitin 2007 me 53.6%.

Në tre dekadat e tranzicionit, ekonomia shqiptare ka përjetuar zhvillimet më pozitive në dhjetëvjeçarin e dytë. Ecuria pozitive në tregjet ndërkombëtare, e kombinuar edhe me investime në tregun e brendshëm, e rritën ekonominë me ritmet vjetore mbi 6%.

Në këtë periudhë, investime të mëdha nga Europa Perëndimore u futën në telekomunikacione dhe në sektorin bankar. Rritja e kredisë për ekonominë me ritme të larta i dha hov konsumit dhe investimeve në vend e për pasojë ,bilancet fiskale u përmirësuan.  Kjo ecuri ndikoi për mirë ecurinë e borxhit publik deri sa ndodhi kriza financiare e vitit 2008, e cila dha një goditje zinxhir ekonominë.

Por kriza që ka krijuar pandemia ka qenë më e forta sa i takon dëmit në llogaritë fiskale.

FMN në një deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri bëri të ditur se ekonomia pritet të tkurret me -7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill, kur sa kishte nisur pandemia.

Fondi ka bërë thirrje për rritjen e të ardhurave dhe një sistem më transparent fiskal, si dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, pasi pritet rritje e kredive me probleme.

Progres i mëtejshëm nevojitet në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së deficitit fiskal.

Gjatë vitit 2021, sipas FMN, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cenuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, rekomandon Fondi./Monitor/

Tags: borxhi publikFMNrritje

TË LIDHURA

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Next Post
Manastirliu, qytetarëve: Të ndihmojmë epidemiologët, maskë, distancë e higjienë

Manastirliu, qytetarëve: Të ndihmojmë epidemiologët, maskë, distancë e higjienë

Gramsh/ Gjendet i mbytur në rezervuar një 40-vjeçar

Zhduket pa lënë gjurme 40-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Serbia nuk mund të përfitojë asgjë nga Kosova

Serbia nuk mund të përfitojë asgjë nga Kosova







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com