Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Flutura Açka i del në mbrojtje Mark Markut

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mark Marku njoftoi dje dorëheqjen nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike, vendim ky që ka shkaktuar reagime të shumta nga figura politike dhe jo vetëm. Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka, i ka dalë në mbrojtje Mark Markut për vendimin që mori, për tu dorëhequr nga mandati.

Deputetja thotë se akti i ndërmarrë nga z. Marku nuk është braktisje, por është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i pagjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si ai.

Ajo ngre lart figurën e tij, duke thënë se Mark Marku ka ‘integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja’. Duke marrë shkas nga ky rast, Flutura Açka mbetet me bindje të plotë se nuk do ta miratonte aktin e tij për tu dorëhequr nga mandati, duke e argumentuar me faktin se beteja duhet vazhduar.

Statusi

Poplat mbi Markun i ruani për bishën

“Nëse unë dhe bota nuk shkojmë mirë, botës i duhet të ndryshojë”, thotë një shprehje që shpesh më ndihmon të pranoj, se kur them një fjalë a bëj një veprim për të cilët jam e bindur se kam të drejtë, t’i shkoj atyre deri në fund.

Po e ndjek me trishtim skizmën psikike që po ndodh pas dorëheqjes së Mark Markut dhe nga të dyja anët ka nga ata që i largohen thelbit të pastër të kësaj ikjeje. Nuk është braktisje, është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i pagjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si profesor Marku.

Do ta gjykoja, nëse do të gjeja dikë që t’i afrohej luftës opozitare të palodhur të tij nga jashtë deryrës politike, që do të thotë se ka qenë e drejtë, apolitike dhe e përgjegjshme.

Do ta gjykoja po ta kishte lënë në mes fushatën e vështirë të zgjedhjeve, me një kundërshtar të pabesë, të dhunshëm dhe pa principe politike.

Do ta gjykoja po të bënte sikur të mos e dinte se me çfarë dileme politike, morale, ligjore dhe etike hyn Opozita në parlament në shtator.

Marku Marku ka integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja. Mjaft që të analizojnë me qetësi.

Të vetmen gje që gjykoj, është pafatësia jonë prej mungesës së një figure me personalitet të lartë në një front aq të rëndësishëm të luftës opozitare siç është Parlamenti dhe personalisht mungesën e një kolegu të vyer, nga i cili ke çfarë dhe si të mësosh të bësh opozitë. Sa për veten, nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj. Nuk besoj as ai nesër të tjerët që mendojnë ndryshe prej tij në rrethana të caktuara.

Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë.

Tags: Flutura AckaMark MarkuPD

TË LIDHURA

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima
Aktualitet

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të
Aktualitet

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
Next Post

Vëllai i vendos trit*l në makinë ish-kandidatit të pavarur për deputet

Mark Marku ka refuzuar Sali Berishën, jo PD

Paralajmërime për sulme terror*ste, talebanët marrin kontrollin e aeroportit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

by mirseda
12:29 | 10/12/2025
0

Në mbledhjen e sotme në Komisionit të Ligjeve u diskutua procedura e aplikimit për vendin vakant për...

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

12:08 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com