Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fluksi i fëmijëve në Pediatri/ Manastirliu apel prindërve: 70% e rasteve nuk janë urgjente…

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fluksi i fëmijëve në Pediatri/ Manastirliu apel prindërve: 70% e rasteve nuk janë urgjente…

Nisur nga fluksi i lartë i ditëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e parakohshme të qendrave shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike.

Ministrja Manastirliu së fundmi ka lajmëruar hapjen e qendrave të reja për të shfryrë fluksin në QSUT: “Nisur nga fluksi i lartë i rasteve gjatë tre ditëve të fundit, edhe pse është një periudhë e pazakontë e vitit, kemi vendosur të hapim tre qendra rehidrimi me shërbim 24 orë, në mënyrë që prindërit t’i çojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore për të marrë perfuzion apo shërbimin e pediatrit, pa pasur nevojë të presin me radhë të gjata në QSUT”.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që sot, 3 qendra shëndetësore do të jenë 24 orë në Tiranë, për shërbimin e Pediatrisë, më konkretisht: Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut kthehen me shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

Janë marrë masa që të 3 qendrat shëndetësore të kenë mjediset ku do të kryhen vizitat dhe asistohen fëmijët e sëmurë edhe për serume dhe janë pajisur me barna apo materiale mjekësore. Gjithashtu, çdo qendër shëndetësore në Tiranë ofron shërbimin edhe pasdite, deri në orën 20:10. Ndërsa hapja e tre qendrave të reja, pa afat, do t’i shërbejë fluksit të natës në Pediatri.

Gjatë vizitës në Pediatri, Manastirliu bëri dhe një apel për prindërit: “Gjatë bisedës me mjekët u informova se 70% e rasteve nuk janë raste urgjence, që fare mirë mund ta marrin shërbimin, pa pritur, pranë qendrave shëndetësore, ndaj do t’ju kërkoja që të përdorni qendrat shëndetësore, ku shërbimi ofrohet në kushte shumë të mira dhe nga ekipe mjekësh dhe infermierësh profesionistë”.

Gjatë ditëve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë, një fluks shumë i pazakontë, i përballuar me shërbim të përforcuar nga mjekët dhe infermierët e këtij shërbimi. Mjekët e Pediatrisë bënë apel për të gjithë prindërit, të mos e anashkalojnë mjekun e familjes, që të evitojnë pritjen dhe në urgjencë të trajtohen vërtet rastet që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Tags: fëmijëfluksmanastirliupediatri

TË LIDHURA

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent
Aktualitet

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

19:35 | 11/11/2025
Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë
Aktualitet

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

19:21 | 11/11/2025
Next Post
“O down, ik qërohu”, Myslim Murrizi kërkon falje publike

“O down, ik qërohu”, Myslim Murrizi kërkon falje publike

Video/Qytetarët i drejtohen kutive të votimit, ja çfarë bën Rama

“Keni afat deri më 20 shtator”, Rama del me thirrjen urgjente (video)

Blerjet më të shtrenjta të merkatos, thyen rekord skuadra e…

Blerjet më të shtrenjta të merkatos, thyen rekord skuadra e...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
E rëndë në Laprakë/ Babai i tre fëmijëve ndërron jetë pasi…

E rëndë në Laprakë/ Babai i tre fëmijëve ndërron jetë pasi…

08:52 | 05/11/2025




TË FUNDIT

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

by mirseda
21:21 | 11/11/2025
0

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë në lagjen nr. 5 të qytetit të Memaliajt....

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Çfarë ndodhi në Mitrovicë? PDK kërkon rivotim, LVV ndëshkimin e kryeprokurorit

Çfarë ndodhi në Mitrovicë? PDK kërkon rivotim, LVV ndëshkimin e kryeprokurorit

20:18 | 11/11/2025
Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

19:35 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com