Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Flinte me armë nën jastëk/Gruaja rrëfen dhunën 13 vjeçare

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Flinte me armë nën jastëk/Gruaja rrëfen dhunën 13 vjeçare

Një 31-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve ka rrëfyer sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” dhunën e ushtruar prej vitesh nga ish-bashkëshorti i saj.  Gruaja nga Mamurrasi, është martuar 13 vite më parë në një moshë shumë të re dhe martesa e saj gjithmonë ka qenë problematike. Njohja me bashkëshortin është bërë me mblesëri, ajo thotë se me të e ka njohur kunati.

“U njoha në moshën 19 vjeçare, mblesi, ishte vëllai i bashkëshortit, kunati im. Ai duhet “të më tregonte, kur e njehte vëllain e vetë”,  tregon 31-vjecarja. Gruaja rrëfen se gjatë martesës shpesh herë është konfliktuar me bashkëshortin, konflikte të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën asaj.

“Unë mblidhja lule në mal, ai flinte gjumë. Në darkë nuk vinte në shtëpi, lekët që fitoja i shpenzonte për vete. Unë punoja, kam marrë edhe kredi, me ato të ardhura ndërtova tre dhoma. E braktisa atë banesë që e ndërtova me të ardhurat e mia, se jemi në një oborr, ndihem e përbuzur, se e denoncova”, rrëfen ajo.

4 vjet më parë 31 vjeçarja mori guximin dhe e denoncoi bashkëshortin . Gjykata i dha nënës se 4 fëmjëve urdhër mbrojtjeje, ndërsa la në burg burrin duke e dënuar me 8 muaj. Por gruaja pas daljes së bashkëshortit nga burgu vendosi të rikthehet sërish me të, situate e vështirë ekonomike por edhe pamundësia për t’i rritur e vetme fëmijët bëri që gruaja të rikthehej.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u përball sërisht me dhunën. Bashkëshorti rifilloi konfliktet në familje të cilat degjeneronin gjithmonë në dhunë, kjo e detyroi sërisht gruan ta denonconte dhe tre muaj më parë ajo mori sërisht urdhër mbrojtjeje, ndërsa bashkëshorti ndodhet pas hekurave.

Ajo tregon se dhunës nuk i kanë shpëtuar as fëmijët e saj, madje edhe më i vogli, vetëm tre vjeç. “Djali linte shkollën e vinte me mua, e detyronte ai, për të mbledhur lule në mal. Si mund të punonte ai, vetëm 11 vjec, e babai të flinte. Më dhunonte në sy të fëmijëve të vegjël, vajza e vogël e kujton edhe sot, ishte i dhunshëm edhe me fëmijët. Edhe më të voglin, tre vjec e ka dhunuar. Dhunonte se nuk kishte lekë për të dalë, dhe nevrikosej. Durova në fillim se nuk doja të prishja familjen. Duroja dhunën që fëmijët mos rriteshin pa baba”, rrëfen gruaja, e cila tregon se ish-bashkëshorti i thoshte: “Po të duash, rri si shërbërore, ose ik largohu, je e lirë”. Ajo madje rrëfen se ish-burri i saj flinte me armë nën jastëk.

“Herën e fundit më kërcënoi edhe me armë, e përjetonin edhe fëmijët, e mbante poshtë jastëkut. Familja prej turpit më thonte të duroja, iu kam thënë disa herë që ka edhe armë. Por nga turpi duhet të duroja, në fshat ndryshon gjithcka, gruaja duhet t’i nënshtrohet burrit për gjithçka. Më thonin se duhet të qëndroja, më thonin ‘duroje se burri të rreh’ iu vinte turp që të ndahesha.” – rrëfen ajo.

Gruaja sot ka frikë për të ardhmen, ajo ka nisur procesin e divorcit, por ndihet e kërcënuar pasi ka frikë të përballet me bashkëshortin në momentet kur ai të dalë na burgu. 31-vjeçarja bën apel për ndihmë. Ajo thotë se me të ardhurat e saj e ka të pamundur të rrisë e vetme 4 fëmijët e saj, si edhe të paguajë kredinë e marrë, gjatë martesës me bashkëshortin. /BalkanWeb

 

Tags: “Me zemër te hapur”dhunegruaja

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Thirrja e KQZ-së, Balla: Sot dorëzojmë emrat e propozuar për KZAZ-të

A do të ndryshojë data e zgjedhjeve? Si përgjigjet Balla

Kapet pëllumbi postier, ‘ngarkuar’ me celular (foto)

Kapet pëllumbi postier, ‘ngarkuar' me celular (foto)

Ushqimet me hormone, AKU del në terren: Nuk ka vend për alarm

Ushqimet me hormone, AKU del në terren: Nuk ka vend për alarm







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com