Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Flet dhe Moratti: Interi ishte heroik, Juventusi e njëjta histori

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Flet dhe Moratti: Interi ishte heroik, Juventusi e njëjta histori

Inter-Juventus është një ndeshje që nuk do të mbyllet kurrë. Duke pasur parasysh 1998-ën e famshme, me atë faull në zonë të Iulianos ndaj Ronaldo “Fenomenit” dhe këtë ndeshje që sapo lamë pas ku protagonist kryesor u bë arbitri Orsato që masakroi Interin, debati do të vazhdojë. Pas shumë polemikave që pasuan ndeshjen e “San Siro”-s, për të dhënë mendimin e tij ka ndërhyrë edhe ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti.“Për shumë interistë ishte një rikthim në të kaluarën, papritmas u ndjenë të përfshirë tërësisht në një histori të së shkuarës. Thënë ndryshe, janë ndierë viktima të situatave të çuditshme”, është shprehur ish-padroni i Interit. “Shumë gjëra nuk shkojnë siç duhet, por ndeshje si ajo e së shtunës të bëjnë të ndihesh edhe më shumë interist”, shton më tej Moratti.Ndonëse foli për Interin në përgjithësi, e pati të pamundur të ndalej te sfida që përfundoi me rezultatin 2-3 në “San Siro”. “Ishte një vuajtje e thellë. U ndjemë të përfshirë sërish në një histori të kaluar, që nuk përfundon kurrë, por që e vendos Interin në kushtet e të pasurit një karakter specifik dhe karakteristika specifike, që janë gjithnjë të ngjashme me ato të Interit, siç janë të ngjashme ato të Juventusit. Nuk dua të flas për viktimizim, por gjithsesi ishim viktima të situatave të çuditshme. Por, mendoj se çfarë ndodhi i bën interistët të ndihen edhe më shumë interistë”, tha ish-presidenti.Gjithsesi, pas asaj ndeshjeje Moratti sheh edhe aspekte pozitive. “Ishte diçka heroike që i rezistuan deri në minutën e 85-të me një lojtar më pak”, tha ai. Por nuk harron edhe një “shuplakë” për Spallettin dhe zgjedhjet e bëra prej tij. “Në fund mund ta kishte ruajtur këtë heroizëm edhe për 5 minutat e mbetura të ndeshjes, e rezultati sigurisht që do të ishte ndryshe nga ai që dimë sot. Ndoshta pa bërë ato zëvendësime do të kishim mundur të merrnim maksimumin e pikëve nga ai takim”, thotë Moratti.

Tags: fletheroikhistoriInteriIshteJuventusiMorattinjëjta

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi
Sport

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

18:53 | 25/11/2025
Next Post
Diego Costa ia ka marrë dorën Arsenalit, shënon supergol (Video)

Diego Costa ia ka marrë dorën Arsenalit, shënon supergol (Video)

Qytetarët, Ramës: Ik edhe ti si Tahiri; Kryeministri: Më vjen keq…

"Tahiri i ka i thënë Ramës se mandati i tij është plumbi në zarf"

E godet me grushta dhe më pas e kanos me armë, panik në Elbasan

Plagoset me armë 45-vjeçari në qendër të qytetit







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, Prishtina “vishet” kuq e zi!
Kosovo

FOTOLAJM/ Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar, Prishtina “vishet” kuq e zi!

by mirseda
16:36 | 28/11/2025
0

Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar. Në sheshet e Prishtinës dhe...

I kapën gënjeshtrën në CV, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

I kapën gënjeshtrën në CV, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Rumani

16:18 | 28/11/2025
Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

Rama për “East Side Stories”: SPAK nuk do preket, Evropa feja jonë

14:56 | 28/11/2025
Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

Sot 28 Nëntori, Rama përkujton figurën e Adem Jasharit: Heroi që lindi në Ditën e Flamurit

14:18 | 28/11/2025
Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com