Në një prononcim për media raportuesi për Shqipërinë në Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein është shprehur se mendimi i vende anëtare në BE për vendin tonë “akoma nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjtë”.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit që ka pasur një ditë më parë me kryeministri Rama, si dhe liderët e opozitës Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.
“Ne presim nga Komisioni Evropian të nxjerrë një rekomandim të qartë dhe jo të kushtëzuar për hapjen e negociatave tani. Jo sepse çdo gjë është bërë por sigurisht gjithçka që kërkuam për të hapur negociatat është bërë ose janë duke u bërë. Është e nevojshme të hapen negociatat. Hapja e negociatave është gjëja më e mirë për të bërë tani”,– nënvizoi ai.
I pyetur për protestat e opozitës ai është shprehur se: Këdo demonstrata duhet të mendohen sepse protesta janë pjesë e demokracisë. Ideja kryesorë nuk është për të mos shkuar në Parlament, por është një rast i veçantë.
“Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete. Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani”,- tha ai.