Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Kodrat e Selitës, në Tiranë.
Dyshohet se ai është vënë fillimisht me benzinë ndërkohë që nëpërmjet erës është mundësuar përhapja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri ndërsa pritet të zbardhen edhe shkaqet e tij.