Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Fjalimi pasionant i Ursula von der Leyen nё Parlamentin e BE

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Fjalimi pasionant i Ursula von der Leyen nё Parlamentin e BE

Tё martёn Ursula von der Leyen pёrballet me votimin si presidente e ardhshme e Komisionit tё BE, rezultati nuk dihet. Por pavarёsisht nga rezultati nё Bruksel, ajo tё mёrkurёn do tё tёrhiqet nga posti i ministres. Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: “Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursula von der Leyen. “Pavarёsisht rezultatit, tё mёrkurёn do tё tёrhiqem si ministre e Mbrojtjes, pёr t’ia kushtuar tё gjitha forcat shёrbimit nё Europё. Jam thellёsisht mirёnjohёse pёr vitet me Bundeswehrin.”

Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat parlamentare Ursula von der Leyen ka kёrkuar mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё. Nё njё fjalim pasionant për Europën ajo foli para eurodeputetëve, duke premtuar, se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё. Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedimet mbi klimёn, se si “nё mёnyrё tё pёrgjegjshme” tё arrihet pakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs.

Duke iu referuar kёrkesasve tё socialdemokratёve, politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkëmbimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale.

Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

“E drejta pёr nisma ligjore” pёr Parlamentin e BE

Ndryshe nga deri mё sot, von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit Europian nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore. Ndaj kёrkesave pёr njё pozicionim mё tё qartё lidhur me shtetin ligjor nё Poloni dhe nё Hungari von der Leyen nё dёgjimin parlamentar reagoi disi e rezervuar.

Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, shkruan von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi.

Von der Leyen pas emёrimit nga kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martё (16.07) duhet tё pёrballet edhe me votёn nё Parlamentin Europian. Aty ajo ёshtё e varur pjesёrisht prej votave tё socialdemokratёve europianё, nё mёnyrё qё tё arrijё shumicёn absolute tё kёrkuar. Paraprakisht ajo u ishte drejtuar me një letër eurodeputetëve duke shpalosur vizionin e saj për BE-në. Tё gjelbёrit dhe tё majtёt javёn e kaluar, deklaruan, se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes. /DW

Tags: befjalimParlamentursula

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Basha ka ndryshuar. Nëse nuk i zëmë besë, të paktën t’u besojmë pamundësive të tij

Basha ka ndryshuar. Nëse nuk i zëmë besë, të paktën t’u besojmë pamundësive të tij

Statistikat/ Shtohet numri i të huajve në Gjermani

Statistikat/ Shtohet numri i të huajve në Gjermani

Oraret/ Tirana pa drita nesër dhe pasnesër

Oraret/ Tirana pa drita nesër dhe pasnesër







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com